Gazeta Shqiptare

Tentativa e grabitjes në Fier, ja si funksionon­te grupi kriminal që u përplas me policinë

I arrestuari Arben Muça "kyç" gojën. Në kërkim vëllai i tij dhe një tjetër Policia: Autorët, "shëtitës" profesioni­stë e të dhunshëm, dyshohen për një seri bastisjesh në disa qytete të vendit

-

Një ditë pas grabitjes së banesës së 68vjeçarit Minella Muçi në Fier, ku mbeti i vrarë 20vjeçari Xhuljan Sollaku nga Elbasani si dhe u plagos 35vjeçari Arben Muça me origjinë nga Puka, burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për një grup të sofistikua­r kriminal. "Shëtitës", profesioni­stë dhe të dhunshëm. Ky është përshkrimi, që hetuesit kanë për grupin e grabitësve, i cili në orët e para të mëngjesit të së premtes shkëmbeu zjarr për afro 15 minuta me policinë në lagjen "29 Nëntori" të qytetit të Fierit. Sipas hetuesve të çështjes, ka të dhëna se ky është grup që ka kryer një sërë grabitjesh me armë kohët e fundit në qytete të ndryshme të vendit. Dhe në çdo grabitje policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë, që mund të çonte në identifiki­min e tyre. Ndërkaq, mësohet se familja Muçi ka një djalë që jeton prej vitesh në Meksikë. Pikërisht ky fakt dyshohet se ka shtyrë grabitësit të tentonin të hynin në banesë, pasi kanë pasur informacio­ne se dy pensionist­ët mund të kishin para kesh në shtëpi. Hetuesit besojnë se grabitësit e kanë vëzhguar prej kohësh familjen Muçi. I arrestuari i vetëm i ngjarjes së rëndë, Arben Muça ( u plagos në këmbë) nuk ka pranuar të bashkëpuno­jë me policinë. 35vjeçari është marrë në pyetje në spitalin e Fierit, por nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm që mund të çojë në arrestimin e dy personave të tjerë, që morën pjesë në grabitje. Ndërsa, vijon të jetë në kërkim vëllai i tij, Ardi Muça dhe një person tjetër, i cili dyshohet se është nga Fieri dhe njohës i mirë i lagjes "29 Nëntori", ku ndodhi ngjarja.

HETIMET

Grabitësit ( të maskuar dhe të armatosur me automatikë e pistoleta), të cilët tentuan të vidhnin banesën e Minella Muçit, dyshohet të kenë bashkëpunu­ar prej kohësh me njeri- tjetrin. Burime për "Gazeta Shqiptare" dje bënë me dije se ka dyshime që të paktën njëri prej tyre është nga Fieri, i cili ka orientuar shokët e tij se në banesën e Minella Muçit mund të këtë pasur një sasi të konsiderue­shme parash. Ndërkohë, nisur nga rindërtimi i ngjarjes dhe hetimet paraprake është konkluduar se çifti i të moshuarve nuk kanë pasur sende me vlerë apo shuma të madhe parash në banesë, pavarësish­t se grabitësit dyshohet të kenë pasur informacio­n se djali i Minellës, i cili jeton në Meksikë mund të kishte kryer ndonjë transfertë valute. Nga verifikimi i të kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuliano Sollaku, që mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muça, i cili u plagos, është konstatuar se ata kanë pasur prej vitesh aktivitet të dyshimtë. Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakis­ht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe në qytete të tjera të Sh- qipërisë. Hetuesit kanë ngritur dyshimet se grabitësit bashkëpuno­nin gjithmonë me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjet. Policia thotë se kemi të bëjmë me një grup profesioni­stësh, që nuk lë pas

as shenja gishtërinj­sh dhe as gjurmë që mund të çojnë në identifiki­min e tyre. Akoma dhe më shumë hetuesit i frikësohen faktit se grabitësit janë të pamëshirsh­ëm dhe në çdo moment mund të hapin zjarr kundrejt atyre që iu prish planin. Me vete kishin përveç armëve, dorezave dhe maskave, edhe një çantë me vegla që do të shërbente për

të hapur derën. Sipas policisë, ishte mbërritja në kohë e efektivëve që pengoi planin e grabitësve. Nëse policia do të vonohej edhe për disa minuta, grabitësit do ta kishin hapur derën me veglat që dispononin. Në rastin e grabitjes së të moshuarit Minella Muça, ishte mbërritja në kohë e efektivëve, ajo që pengoi planin e grabitësve.

 ??  ?? I plagosuri Arben Muça
I plagosuri Arben Muça
 ??  ?? 20- vjeçari i vrarë, Xhuljan Sollaku
20- vjeçari i vrarë, Xhuljan Sollaku
 ??  ?? Pallati ku banon familja Muçi
Pallati ku banon familja Muçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania