Gazeta Shqiptare

Shisnin kokainë në lokalin e natës, policia e FNSH arreston 2 pronarët dhe një vajzë

E reja kundërshto­i e fyeu blutë, i sekuestroh­en 2 thika

-

FIER - Tre persona, mes të cilëve dhe një femër janë prangosur nga policia e Fierit, pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë në një lokal nate, ku po organizohe­j një festë ' party'. Mësohet se në kuadër të operacioni­t të koduar "Mesnata", u arrestuan të rinjtë: Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier; Mariglen ( Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier ( pronarë të lokalit) si dhe 27- vjeçarja Pranvera Isufaj po nga Fieri. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku dje bënë me dije se arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacio­neve të siguruara më parë në rrugë operative se në lokalin "New York" në lagjen "Apollonia", Fier gjatë një feste "party" që do të zhvillohej aty, do të shitej lëndë narkotike. Mbi bazën e këtij informacio­ni, është organizuar puna dhe në bashkëpuni­m me FNSH Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin "New York" dhe është u ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali, që ishte në administri­m nga shtetasit Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj. Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimi­n "Private" u gjendën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime ( porcione) me lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronik­e, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj. Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretish­t të shtetases Pranvera Isufaj, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 2 ( dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta. Mësohet se Pranvera Isufaj ka kundërshtu­ar hapur veprimet e policisë, duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata. Materialet procedural­e i kaluan prokuroris­ë së Fierit në ngarkim të shtetasve Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe ndaj shtetases Pranvera Isufaj për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kundërshti­mi i punonjësit të policisë së rendit publik".

 ??  ?? Materialet e sekuestrua­ra nga policia e Fierit
Materialet e sekuestrua­ra nga policia e Fierit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania