ATP: Dosjet e vitit 1996, pronarët që kompensohen
. Ish- pronarët, aplikimet e ezauruara
kërkesave, kompensimi financiar bëhet vetëm për ato subjekte, vendimi i të cilëve është përfundimtar, i ekzekutueshëm ose për kërkesat që nuk janë trajtuar asnjëherë për kompensim. Të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall, do të përfitojnë kompensim financiar nga fondi i kompensimit, deri në masën 50 milionë lekë. Ndërkohë, pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar do të kompensohet fizikisht nga fondi i tokës. Në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar për tokën truall rezulton se pjesa e mbetur është deri në 5 për qind më e madhe se vlera 50 milionë lekë, atëherë subjekti kompensohet për të gjithë vlerën, në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar rezulton se pjesa e mbetur është më e madhe se 5 për qind mbi vlerën 50 milionë lekë, atëherë subjekti për diferencën mbi 50 milionë lekë, kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës.
Agjencia e Pronës ka në zotërim 23 mijë hektarë tokë bujqësore, për të cilat ka përfunduar më herët edhe vlerësimi ekonomik, të cilat do të përdoren për skemën e kompensimit fizik. Për ndarjen e kësaj sipërfaqeje, dy do të jenë kriteret bazë. Kriteri i parë është rendi kronologjik i vendimeve, që do të thotë se, sikurse kompensimi financiar, edhe ky kompensim do të fillojë me vendimet më të vjetra në kohë. Kriteri i dytë lidhet me vendndodhjen e pronës që do të përfitojnë si kompensim fizik. Pra, pronari do të kompensohet me një pronë nga fondi fizik, e cila gjeografikisht është më afër me pronën që i është njohur për kompensim. Në lidhje me dokumentet që duhet të depozitohen, ato nuk ndryshojnë, por mbeten të njëjta, si në rastin e kompensimit financiar. Ndryshon vetëm formulari i aplikimit, i cili është specifik për secilin rast. Në total janë 26 mijë vendime të formës së prerë, të cilat presin të kompensohen. Bazuar në ligjin e ri, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur një proces të ri rivlerësimi, ku një metër katror tokë do të llogaritet me çmimet e tregut, por zëri kadastral nuk do të jetë ky i sotmi, por ai që ka pasur prona në çastin e shpronësimit.