Gazeta Shqiptare

Diskutimi për teatrin, 1 muaj sa 15 vjet

-

flasim edhe për artin. Na bën mirë. Në mos për gjë tjetër, të paktën për shëndetin mendor. Nga mëngjesi në darkë dëgjojmë e lexojmë të flitet për politikë, korrupsion, vjedhje e vrasje. Overdozë negativite­ti. Dikur, dekada të shkuara, premierat e Teatrit Popullor ( Kombëtar) shënonin ngjarje, tërhiqnin thuajse gjithë elitat e kryeqyteti­t dhe pasoheshin me diskutime të shumta në rrethe miqsh e shokësh, por, sidokudo, edhe në mediat e kohës. Sot vështirë të gjesh informacio­n edhe për shfaqjet e javës, pa le më të kesh luksin të dëgjosh a të marrësh pjesë në diskutime. Pyetja “a ka rënë interesi publik për teatrin?”, vjen e bashkohet me shqetësime të ngjashme edhe për arte të tjera e për letërsinë. Dhe mes këtij shqetësimi zë e nxjerr krye nostalgjia: Dikur lexohej letërsi e përjetohej art, kurse sot kemi kafene e videolojër­a që do na dilnin e tepronin për tri jetë. Medemek “kjo bot’ u shthur...”. Gjithsesi, kur i sheh gjërat më nga afër, pamja nuk rezulton të jetë kaq bardhë e zi. Vështirë të thuash se shqiptarët sot nuk janë aq pranë artit e letërsisë sa dikur. Aq më pak mund të thuash se kanë botë shpirtëror­e më të varfër, apo emocione më të mekura. Natyrisht, çdo kohë ka të vetat. Mediat audioviziv­e dhe interneti kanë hyrë tashmë në përditshmë­rinë tonë, kanë zënë një pjesë të saj dhe doemos kanë sjellë një rikon- figurim edhe të marrëdhëni­eve që kemi me artet e letërsinë. Videot dhe lojërat e shumta, p. sh., vërtet që nuk janë art, por i kryejnë për bukuri disa funksione të tij si argëtimi, harrimi i vetes, ikja në realitete të përfytyrua­ra etj. Si të tilla konkurrojn­ë me artin, sidomos me llojet pop të tij. Rrjetet sociale i kanë dhënë fund monopolit të elitave në ligjërimin publik. Nivelet e poshtme të lexuesve dhe spektatorë­ve kanë tashmë mundësinë të vetëshpreh­en, të përcjellin qëndrimet e tyre në publik. Ndaj janë shtuar si kurrë më parë artikulime­t për kulturën pop, ‘ showbiz’- in etj. Doemos kjo i zvogëlon hapësirat e artit elitar ose, më së paku, tërheq vëmendjen në nivelet e poshtme. Hollywood- i, Broadway, premierat nga Londra, Parisi, Moska, Sidnei etj. vijnë e hyjnë drejt e në dhomat tona të ndenjes. Me platforma të tipit Kindle mund të blesh e të lexosh libra e revista që posa dalin në metropolet botërore. I gjendur mes këtij vërshimi global librash, filmash, premierash, shqiptari i sotëm doemos që nuk mund të ketë etjen dhe kureshtjen e dikurshme për premierat e TK apo promovimin e krijimeve vendase. E megjithatë, njeriu është programuar të ketë nevojë për gjuhën, letërsinë, artin e vendit amtar, sepse gjithmonë ka pasur e do të ketë nevojë për identitet, ashtu si pema për rrënjë e shtëpia për themele.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania