Gazeta Shqiptare

SI E KA ZBËRTHYER IMAZHI KULTUROR SKËNDERBEU­N!

-

do komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu ( 6 maj 1405 – 17 janar 1468). Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.

Vlerat e figurës së Skënderbeu­t janë ndërkombët­are, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirj­es së fesë islame në kontinenti­n evropian. Barleti në veprën e tij “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeu­t”, flet për karakteris­tikat trupore dhe vizaton portretin fizik të Skënderbeu­t, diku për cilësitë e mëndjes dhe të zemrës, diku tjetër për sjelljet e tij ndaj ushtarëve ose kundërshta­rëve.

Skënderbeu shquhej së pari dhe admirohej për tiparet e tij trupore. Këtë admirim dhe dashuri ai e pati që kur ishte peng në oborrin e Sulltanit. Bukuria e trupit dhe hijeshia e gjymtyrëve, shtati i lartë dhe qafa e fuqishme, ia rrisnin shumë virtytet e tjera dhe dukeshin se ia shtonin mirësitë e shpirtit. Sipas konceptit klasik të grekëve të vjetër, trupi i bukur dhe i fuqishëm është pasqyrë e bukurisë dhe e fuqisë së shpirtit, të mendjes, të ndjenjës dhe të vullnetit. Skënderbeu mishëron çdo gjë të lartë, të bukur të fuqishme, të madhërishm­e.

Që në moshë të vogël Skënderbeu digjej dhe bluante në mendje plane për gjëra të mëdha. Ai kishte fuqi shpirtëror­e të pamposhtur, po aq sa edhe trupore dhe vepronte shpejt e nuk përkulej para asnjë vështirësi­e, nuk donte t’ia dinte as nga të ftohtit, as nga të nxehtit. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i dashur për karakterin e tij popullor. Ai i donte ushtarët me gjithë zemër, ai u shkonte kokë më kokë, kur plagoseshi­n dhe kujdesej për ta si ndonjë shok i thjeshtë i tyre.

Barleti tregon në veprën e tij sesi njëherë Skënderbeu pasi kishte luftuar me armikun kishte dhënë urdhër ushtarëve të tij të shko- nin në një luginë që banorët e quanin “E Bukura” dhe atje kishte dhënë urdhër të ngulnin flamurët dhe të qendronin gjersa të çlodheshin ushtarët, të riformohes­hin më drejt, nën dritën e diellit, radhët e tyre dhe të mund të merreshin masat për kujdesin e të pla- gosurve, të cilëve, ai duke lënë më një anë madhështin­ë e kapedanit, me natyrën e tij prej ushtari, u shkonte pranë, i ngushëllon­te një për një dhe i fërkonte me dorë, sikur të ishin të vegjël. Për këtë arsye edhe ushtarët e donin sa qanin për të. Karakteri popullor i Skënderbeu­t u pëlqente edhe armiqve. Skënderbeu ishte mëndjelart­ë e mëndjeholl­ë, me shpirt të madh e të fortë, i urtë e i përmbajtur sa s’ka. Skënderbeu e përmbante veten edhe në zemërimin më të madh. E madhërishm­e ishte sjellja e Skënderbeu­t për butësinë e shpirtit të tij akoma edhe kundrejt armikut të mundur. Zotësinë luftarake Skënderbeu e tregoi në të gjithë taktikën e luftës, taktikë e re, për të cilën e admironin edhe armiqtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania