Gazeta Shqiptare

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, zotësia e tij luftarake dhe përfaqësim­i i tij artistik

- NGA DR. ARIOLA PRIFTI

Gjergj Kastrioti Skënderbeu u fliste me pasion ushtarëve për taktikën para çdo ndeshjeje dhe dëshironte që ushtarët të ishin të bindur për këtë gjë.

Skënderbeu e parashtron, rëndësinë e taktikës së tij që në mbledhjen e Lezhës, duke e konsiderua­r si një nga kushtet themelore që do të sigurojë fitoren kundër turqve.

KARAKTERI POPULLOR I GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEU­T

Por taktika e Skendërbeu­t e ka forcën e saj dhe bazën e suksesit sidomos në karakterin e vetëdijshm­ërisë në gjithë masën e ushtarëve, në faktin se ajo, para se të vihej në praktikë, u bëhej e njohur ushtarëve, shoshitej e pranohej me bindje prej tyre, sepse Skënderbeu nuk vepronte kurrë pa u këshilluar me shokët e ushtarët e tij.

“Unë s’jam nga ata”, u thotë ai ushtarëve, “që të tërheq njerëzit në rreziqe, pa ditur se ç’bëjnë” ai shton se,” Unë kam dashur që, përpara se të vë në zbatim ndonjë mënyrë të re në këtë luftë, të flas më parë me ju dhe të di mirë vullnetin e secilit, kështu që ose unë të vij pas mendjes suaj, ose ju pas simes”. Zotësinë dhe trimërinë e Skënderbeu­t e njihnin mirë edhe turqit.

HEROI YNË KOMBËTAR DHE PËRFAQËSIM­ET E TIJ ARTISTIKE

Për Heroin tonë Kombëtar dhe për epikën e tij janë shkruar dhe i janë përkushtua­r vepra të shumta narrative e janë thënë me dhjetëra legjenda dhe tradita lokale. Vlerat e figurës së Skënderbeu­t janë ndërkombët­are. Nga personalit­ete të huaj, nga historianë të huaj, ai është vlerësuar me epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlant­ike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu­t e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytete dhe qytete të rëndësishm­e, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Parisi, Roma, Michigani, etj. Buste dhe shtatore të Skënderbeu­t po ashtu janë vendosur dhe priten ende të vendosen, në shumë vende të tjera. Në pjesën më të madhe të punimeve artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizua­r luftëtarin. Kali i Skënderbeu­t është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin tonë Kombëtar. Sipas Barletit, kali i tij ishte i bardhë dhe i përkiste një race të zgjedhur. Madje gojëdhënat tregojnë se pas vdekjes së Skënderbeu­t, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe pas kësaj ai ngordhi.

Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënder- beu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore, ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.

SHESHI DHE KUPTIMI I TIJ

Sheshi, në rrugën imagjinare të kujtesës, është vendosur gjithmonë në qendër të një sistemi kompleks dhe të ndërlikuar shenjash urbane, ku në të përmblidhe­n në të njëjtën kohë burimi dhe zgjidhja. Qyteti është gjeneruar nga një vakum apo hapësirë e dedikuar dhe e përcaktuar, dhe kompleksit­eti i saj shkrihet ose shpaloset në shesh, është pika e mbarimit dhe qendra e rrugës gjarpërore apo la- birintike. Sheshi është një hapësirë e përftuar nga një zgjidhje e vazhdueshm­ërisë së të punuarit, një qendër force, e një potenciali­teti të pashprehur apo të shprehur në një nivel të ndryshëm, shpesh e përcaktuar dhe e karakteriz­uar nga një pjesëmarrj­e e një objekti të veçantë arkitekton­ik të një rëndësie të caktuar ( si kishë, monument, pallat mbretëror, muze, shatërvan etj). Ajo paraqet gjithashtu një shenjë të prekshme të një fuqie e cila nuk mund të mos lërë gjurmë të dukshme. Ashtu si qyteti tokësor nuk është gjë tjetër përveçse pasqyrë e paqartë dhe e pasaktë që i referohet grimcave të dritës dhe të lavdisë së Qytetit Qiellor. Sheshi është një metaforë e zemrës, ose e qendrës së shenjtë nga të cilat rrezatojnë ndikimet shpirtëror­e, hapësira e përfunduar, parajsa në mesin e të cilës është vendosur Pema, simboli polar kozmik, e cila është rritja, ngjitja, imazhi dinamik i botës, emblema e jetës shpirtëror­e. Pra sheshi, qendra e krijimit dhe terreni i materializ­uar, reflektimi tokësor i asaj shpirtëror, është vendi në të cilin kanë bërë marrëveshj­e të gjitha rrugët e botës, destinacio­ni i pandërprer­ë i pelegrinaz­hit të njerëzve në kërkim të parimit të pandryshue­shmërisë, burim i së vërtetës dhe shpëtimit. Brenda rrjetit të rrugëve dhe shtresave që përbëjnë planin territoria­l, sheshi përfaqëson hapësirën në të cilën shprehet jeta kolektive pra forma urbane në të cilën çdo shoqëri ka përfaqësua­r vetveten. Sheshi për këtë arsye mund të përkufizoh­et si një trashëgimi kulturore e ndërmjetme, ndërmjet monumentit të vetëm dhe vazhdimësi­së urbane, duke grumbullua­r funksionet dhe qëndrimet publike kontradikt­ore me jetën private të ndërtesave dhe pallateve të banuara.

Sheshi me karakter zyrtar apo monumental, vendi i pushtetit dhe i paradave, por edhe hapësira ideale, sheshi ka qenë gjithmonë objekt i ndjenjave kontradikt­ore, sipas kuptimeve të ndryshme që i atribuohen atij. Për këto arsye sheshi është një pikë e rëndësishm­e reflektimi duke marrë parasysh dhe duke analizuar ndryshimet që ky objekt pëson në kohëra të ndryshme historike duke qenë i lidhur ngushtë me sjelljet dhe ndërveprim­et e ndryshme të banorëve, gjatë shekujve.

MONUMENTI I SKËNDERBEU­T NË “SHESHIN SKËNDERBEJ”, TIRANË, SHQIPËRI

Kur flasim për fjalën Shesh, menjëherë na vjen në mëndje “Sheshi Skënderbej”, i cili është sheshi qendror i Tiranës, kryeqyteti­t të Shqipërisë. Ky është sheshi më i madh i Shqipërisë me një sipërfaqe afërsisht 40 000 m ² .

Sheshi e mori këtë emër në nderim të Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe është vendi simbol jo vetëm i kryeqyteti­t por i të gjithë shqiptarëv­e, që me sipërfaqen e tij përfaqëson më së miri qendrën gjeografik­e dhe politike të Shqipërisë. Fokusi i këtij sheshi është përqendrua­r në statujën madhështor­e kushtuar Heroit Kombëtar. Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë në Tiranë u vendos më 1968. Ky monument është vepër e skulptorit Odhise Paskali në bashkëpuni­m me artistët Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos në Tiranë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. Ky shesh u konceptua fillimisht në qendrën historike të Tiranës nga Mbreti Zog I në bazë të stilit arkitekton­ik neo- racionalis­t, ajo u zgjerua në vitet ndërmjet 1920- 1930 nën diktaturën fashiste të Mbretërisë së Italisë. Më pas, në

 ??  ?? Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë. Krujë
Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë. Krujë
 ??  ?? Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë. Sheshi “Skëndërbej”, Tiranë
Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë. Sheshi “Skëndërbej”, Tiranë
 ??  ?? Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë. Shkup
Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë. Shkup
 ??  ?? Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë. Prishtinë
Monumenti i Skënderbeu­t mbi kalë. Prishtinë
 ??  ?? Pllakatë në Sheshin “Skënderbe”, Paris
Pllakatë në Sheshin “Skënderbe”, Paris

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania