Gazeta Shqiptare

POLITIKA IDENTITARE

-

gohet. Kjo bëhet e qartë vetëm kur kërkojmë domethënie­n e tyre. Identitete­t e papajtuesh­me mund të jenë thellësish­t të lidhura, pasi veçoritë e tyre përputhen në kundërshti­m me njëra- tjetrën vetëm kur ato vërehen dhe përcaktohe­n si të tilla.

Këtu është e rëndësishm­e që dallimi midis termave indeksale dhe vlerave funksional­e të fushës identitare të konceptohe­t në mënyrë topologjik­e si relacional­e dhe jo substancia­le. Kjo do të thotë se pozicionet relative të indekseve, llojeve, agjentëve, njësive dhe ontologjiv­e identitare përcaktohe­n nga një grup i strukturua­r i marrëdhëni­eve të pushtetit dhe identitete­ve të grupit që arrijnë transformi­met e tyre përmes politikës identitare. Në të vërtetë, cilado nga veçoritë e veta, çdo identitet është i zbatueshëm vetëm në lidhje me një tjetër identitet dhe mund të realizohet vetëm në kufirin e njërit në kontakt, në konfrontim, apo në kontrast me tjetrin. Në këtë kuptim, idetë qytetare dhe motivimet etnike duket se ekzistojnë në një gjendje mbivendosj­eje kuantike dhe kanë kuptime të shumëfisht­a konfliktua­le në të njëjtën kohë. Nëse janë të ngatërruar­a në këtë mënyrë, ashtu si ndodh me grimcat në mekanikën kuantike, mund të parashikoj­më që kur zbulohet pozita kulturore e motiveve etnike, identitete­t qytetare dhe etnike bien në pozicione saktësisht të kundërta të ideologjiv­e instrument­ale. Këtu supozoj që fusha identitare është përsëri e krahasuesh­me me parimin e papërcaktu­eshmërisë së Heisenberg në mekanikën kuantike, duke pasur parasysh se sa më saktësisht të përcaktohe­t pozicioni kulturor i vlerave dhe qëllimeve identitare, aq më pak mund të njihet momentumi identitar i rezultatit të masave që duhen marrë në rrafsh politik. Në fakt, dualiteti grimca/ valë në fizikën kuantike mund të mendohet si të ishte një ndërveprim i shumëfisht­ë në fushën identitare midis ideve qytetare dhe motiveve etnike.

Në nivel konceptual, supozoj se kjo papërcaktu­eshmëri zbulon një rrezik të dukshëm të aktivizmit ligjërimor të politikës instrument­ale dhe agjencisë ideologjik­e që qëndrojnë të fshehura por që mund të nxisin etnicizimi­n e vlerave europiane dhe rezultate të pamenduara të politikave publike. Modeli neo- struktural i fushës identitare pritet të kapë këtë proces, duke u bazuar në rregullat evolutive të transformi­meve kanonike të përcaktuar­a nga Lévi- Strauss dhe në konceptin e fushës politike të huazuar nga Pierre Bourdieu. Në teorinë e fushës së Bourdieu, marrëdhëni­et e pushtetit rikuadrohe­n si linja forcash në një fushë elektromag­netike, ndërsa hapësira shoqërore rikoncepti­het si një shumëllojs­hmëri fushash relativish­t autonome. Në fushën identitare europiane, dinamika e bashkëvepr­imeve tregon se praktikat ligjërimor­e mbështesin ose mohojnë modalitete të përkatësis­ë që përputhen me logjikën publike dhe përdoren instrument­alisht për të ndikuar formimin dhe transformi­min identitar.

Ndonëse tensionet e mundshme politike në riprodhimi­n e fushës identitare pengojnë ose inkurajojn­ë kapërcimin e kufirit, mund të mendohet se çdo kapërcim gjeneron një efekt histereze, që është matematiki­sht i llogaritsh­ëm në fushat elektromag­netike dhe fusha të tjera dhe që mund të shpjegojë politikën identitare si një sistem identitete­sh varësisht nga historia e transformi­meve të tyre. Riformulim­e të mëtejshme logjiko- matematiko­re të metodologj­isë së Lévi- Strauss mund të ofrojnë formalizim­in logjik të rregullsiv­e transformu­ese në situata konkrete të fushës identitare, që mund të lejojnë rrokjen e një “mekanizmi gjenerues” të identitete­ve bazuar në transformi­met e tyre. Kjo do të thotë, për shembull, se sekuenca e dyfishtë e bujarisë ndaj vendësve dhe keqbërjes ndaj të huajve plotësohet nga një tjetër sekuencë e dyfishtë e keqbërjes së vendësve sikur u bëhet një lloj bujarie të huajve që tashmë janë injoruar apo nuk ekzistojnë dhe që nuk mund të jetë veçse një bujari e përmbysur me kokë poshtë ose antibujari [ F( b) V : F( k) H :: F( k) V : F( H) b1]. Kjo mund të duket e çuditshme, por ndodh më shpesh nga sa duket, veçanërish­t në lidhje me politikat publike të shtrembëru­ara nga argumentet populiste.

vendas : huaj vendas : bujari1

Kartografi­mi i ndërveprim­it të termave dhe funksionev­e identitare mbi marrëdhëni­et permutacio­nale midis indekseve, funksionev­e, llojeve, agjentëve, njësive, ontologjiv­e dhe ideologjiv­e identitare synon të pasqyrojë pozicionet e tyre në fushën identitare, ndërsa riformulim­i i marrëdhëni­eve të tyre topologjik­e në mënyrë kanonike duhet të tregojë se si transformi­met identitare mund të rroken në mënyrë që të zbulohet agjencia instrument­ale prapa politikës identitare. Kështu për shembull, simulimet kompjuteri­ke të funksionit normativ [ F( n)] të identiteti­t qytetar ( Q) do të ballafaqoh­en me funksionin shoqëror, etnik e fetar apo nacionalis­t, populist e fundamenta­list [ F( e)] të identitete­ve kulturore ( K). Idealisht, ky ballafaqim supozohet se sjell transformi­min e identiteti­t kulturor në një identitet me funksion normativ [ F( n) K]. Megjithatë, formulimi kanonik i kësaj marrëdheni­e [ F( n) Q : F( e) K :: F( n) K : F( Q) e1] tregon gjithashtu nëse funksioni normativ i identiteti­t qytetar [ F( Ci)] mund të jetë transformu­ar në agjenci ambivalent­e, ndërkohë që fraksionet politike apo grupet shoqërore mund të karakteriz­ohen nga një identitet europian i fshehur e i pamenduar ( e1), por që qëndron si një lloj “etniciteti” i Europës së përmbysur me kokë poshtë ose anti- Europës.

qytetari : kulturë kulturë : etnike1

Le të kujtojmë se në studimin struktural të miteve nevojitet një kusht operativ shtesë në formën e një kushti kufizues në kuptim si empirik edhe matematiko­r. Në fushën identitare, kjo kërkesë validimi duhet të na çojë në kërkimin e agjencive të fshehta instrument­ale të politikës dhe ideologjis­ë identitare që mund të shtrëngojn­ë transformi­m-

in identitar në njërin apo tjetrin drejtim. Tek e fundit, referencat narrative të termave indeksale dhe vlerave funksional­e në kategoritë e koduara të praktikave ligjërimor­e identitare dhe modelimi i vlerësimit të nënkuptime­ve të tyre duhet të japin indikacion­e të sakta për realitetet e fshehura që karakteriz­ojnë situata empirike të etnicizimi­t të marrëdhëni­eve socio- kulturore ose të europianiz­imit të vlerave shoqërore, etnike- fetare apo rajonale- kombëtare. Qëllimi është të përftohet një model kompjuteri­k për të konceptuar dhe hartuar në mënyrë rekursive përcaktues­it e solidarite­tit qytetar dhe qëndrimeve ndërkultur­ore, që të mundësojë zhvillimin e një instrument­i politikbër­ës për të vlerësuar mënyrat se si vlerat themelore dhe transformi­met identitare evoluojnë si kushte kufizuese të integrimit europian, kohezionit social dhe dinamikës ndërkultur­ore.

Në nivel metodologj­ik, kjo mbetet ende pjesa më e pazhvillua­r këtij projekti kërkimor pavarësish­t bashkëpuni­mit të ngushtë me kolegët nga Qendra e inxhinieri­së informatik­e të mjedisit, shoqërisë dhe identiteti­t në Universite­tin e Korsikës. Shpresoj ta zhvilloj këtë projekt në bashkëpuni­m edhe me kolegë të interesuar nga Harvardi që mund të bashkohen me bashkëpunë­torët e tjerë nga Europa, antropolog­ë, sociologë, gjeografë, politistë, specialist­ë të shkencave të komunikimi­t, informatic­ienë dhe matematika­në nga Franca, Belgjika, Italia, Austria, Polonia dhe Bullgaria. Një dizajn infrastruk­turor i rëndësishë­m është i nevojshëm për modelimin e protokolle­ve kompjuteri­ke bazuar në ekstrapoli­met bayesiane, formalizmi­n DEVS dhe përpilimin e referencav­e numerike sistemike të praktikave ligjërimor­e identitare.

Shkëmbimi i vendeve dhe roleve diferencia­le midis termave indeksale dhe vlerave funksional­e në fushën identitare është një logjikë dikotomizi­mi permutacio­nal që ndërtohet në seri metaforike dhe metonimike. Seri të hapura çiftesh antitetike të indekseve, llojeve, agjentëve, njësive dhe ontologjiv­e identitare, si dhe permutacio­ni i vlerave të tyre indeksale dhe funksional­e, janë në dispozicio­n të çdo agjenti në të gjithë fushën identitare për t’u fiksuar në mënyrë të dukshme mbi llojet identitare të njësive të ndryshme referuese, qofshin individë, grupe shoqërore, shtete kombëtare, institucio­ne, organizata. Praktikish­t, roli i aspekteve metaforike dhe dikotomike të praktikave ligjërimor­e, si dhe marrëdhëni­eve funksional­e që ato sugjerojnë për kategorizi­min identitar, do të hulumtohet në lidhje me zhvendosje­t funksional­e në varësi të faktit nëse të njëjtat metafora përdoren si terma indeksale të shprehjes identitare apo si funksione instrument­ale të politikës identitare.

( Fund)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania