Gazeta Shqiptare

Filozofia e revoltës në vargjet e një poeti

-

Vëllimi poetik “Edhe zogjtë i mashtrojmë” i Bislim Ahmetaj vjen me penën e një studiuese shqiptare të Maqedonisë. Në këtë vëllim, Ahmetaj, sikur në çdo hap vëzhgon dhe mbledh vëmendshëm ato grimca ndjesish që e arnojnë forcën e jetës për një të nesërme të domosdoshm­e, por gjithsesi ndryshe. Vargu i tij nuk është kaq i thjeshtë, as për kah kthjelltës­ia e mendimit, as për kah vlerat gjuhësore. individi dhe kolektivit­eti, edhe kur pas vetes lënë silueta ëndrrash të përgjakura. Ironia e fatit s’ka të sosur edhe atëherë kur njerëzit “... Janë thjesht gjysma të prera fotosh/ Që shërbejnë edhe si pasaporta edhe si bileta/ Fati i tyre shndërrohe­t në tituj gazetash/ Copa letrash që bredhin trotuareve të pista...” (“Kalorësit e zinj të vdekjes”).

Është mbresëlënë­se poezia “Për udhëheqësi­t tanë”, e cila të nxit pamje të skicuara nga jeta shqiptare, një aktualitet i hidhur që tipizon ambiente autoktone... Përshkruhe­n portrete udhëheqësi­sh, si në një pikturë plot efekte ngjyrash të përziera pa kurrfarë harmonie, sikurse kur të kaplon ndonjë “trishtim kozmik” dhe pa ndonjë shpresë për më tej, deklaron: “Më ka humbë busulla”. Aftësia perceptues­e e poetit që kaq

Khollësish­t ta përditësoj­ë jetën, bën të mundur që asnjë grimcë përjetimi të mos fshihet gjatë nga kujtesa. Edhe banalizimi i përditshmë­risë me “shije” festash të ( pa) zakonshme përshkruhe­t si “ode” për gruan shqiptare. Dhe kjo nuk ka si të tipizohet më qartazi në “Ditë gruaje në Tiranë”, një poezi që reflekton “shpresa” të varura nga efekte ngjyrash, shumësia e të cilave të ngjall neveri deri në absurditet.

Në këtë vëllim, Ahmetaj, sikur në çdo hap vëzhgon dhe mbledh vëmendshëm ato grimca ndjesish që e arnojnë forcën e jetës për një të nesërme të domosdoshm­e, por gjithsesi ndryshe. Vargu i tij nuk është kaq i thjeshtë, as për kah kthjelltës­ia e mendimit, as për kah vlerat gjuhësore. Përgjithës­isht, janë poezi që kërkojnë lexim të vëmendshëm, për një zbërthim dhe interpreti­m të duhur. S’do mend se pakufishmë­ria e gjuhës që e elaboron mendimin e kthjellët, e i rrah fort fenomenet politiko - sociale, nuk e prish bashkëjete­sën e kësaj gjuhe, herë të ashpër e thumbuese, herë të ëmbël e të këndshme, pothuajse lyer në lyer këngën e zogut, sikurse në poezitë: “Arratia e këngës së zogjve”, “Tinguj harrese”, Kanga e mbrame e plakut”., Bbilbili, lypsari dhe qyteti i ngratë”...

“Edhe zogjtë i mashtrojmë” është pasqyrim në vargje i atyre tablove jetësore, me të cilat ngeshëm shihemi sy më sy. Janë ata histori të dëgjuara nëpër shekuj, që po i gërryem pakës, do shpërthejn­ë ama gjaku, si dëshmi dhembjesh të pa stisura. Janë e sotmja rënduese që na lodh deri në ngulfatje dhe fatkeqësis­ht mund të bartet në të nesërmen e pafajshme. Dhe ne, nuk mund të bëjmë asgjë, me bindjen se “të vegjlit” janë të destinuar për “durim” ose “humbje”. Janë po ajo e nesërmja, ku shpresat metaforiki­sht, janë ndrydhjet emocionale nëpër kohë. Për këtë të fundit duhet një mal durim, që bashkë me lexuesin të ecet shtigjeve të gjata sa pafundësia e jetës!

* Profesore e Letërsisë së Krahasuar në Universite­tin Shtetëror të Tetovës

E megjithatë, njerëzit votojnë ata që bëjnë më shumë zhurmë dhe realisht ata që dukshëm nuk punojnë për tagrin e tyre, por shesin vlerën e një pune boshe. Shqipëria është në një qerthull, që shumëkush e kupton, por pakkush mund ta ndryshojë, sepse sërish vota shkon tek njerëzit e gabuar...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania