Gazeta Shqiptare

Edhe në kulturë/ E megjithatë, njerëzit votojnë ata që i mashtrojnë më shumë

-

punëve më shumë me karakter populist. Duke u nisur nga ngjarja e fundit me teatrin: Nuk pritej kurrsesi të ndërtohesh­in kullat në zonën historike, për të cilin ky institucio­n duhet të bënte avokati të fortë. Ashtu si nuk i falet mungesa e transparen­cës, fakt që gjithsesi bie përveç saj edhe mbi një Ekzekutiv, që pothuaj ka vetëm një emër. Kryeminist­ri i vendit Edi Rama është aq i sigurt në hapat dhe masat që merr saqë ka harruar se transparen­ca është një nga elementët kryesorë të demokracis­ë. Në një akt të pashembull­t, njerëzit e tij, jo vetëm e nxorën në pozicion të keq ministren, që u prononcua se nuk kishte projekte për teatrin, porse po tregon se gjithçka nis dhe varet vetëm e vetëm prej tij.

Po janë kaq të paditur artistët? A është kaq i panevojshë­m mendimi i qytetarëve të Tiranës dhe i gjithë Republikës për kulturën që duan, p. sh për një godinë teatri? Janë vallë kaq të keqinformu­ar edhe vetë drejtuesit e kulturës, të cilat kanë ardhur falë mandateve të tyre. Ne, shqiptarët, ja shkaktojmë vetë të keqen vetes sonë. Kjo që nga alternativ­at që bëjmë, por edhe mungesën e kulturës për ta kërkuar transparen­cën e duhur.

Për fat të keq, njerëzit duken kaq shumë e thellësish­t të polarizuar në mendimet dhe gjykimet, saqë çdo projekt paragjykoh­et. Dhe, me të drejtë, kur mungon transparen­ca edhe anatemohet keqazi. Shqipëria në çdo hap tregon diferencat kulturore, por edhe mënyrën sesi manifestoh­en këto ndryshime në fasha shoqërore. E nëse votojmë për njerëz që duhet të na përfaqësoj­në, pse vallë çdo grup politik na përcjell në qerthuj më të rrezikshëm. Për këtë s’ka aq përgjigje.

Në botë gjykohet se një arsim civil dhe më cilësor mund të ndihmonte që të prisheshin këto barriera, që krijojnë ndryshimet kulturore, porse realiteti shqiptar po na përshfaq sesi shkolla po e ndih këtë kaos. Dhe, sa më të mëdha që po bëhen diferencat kulturore, aq më keq po shkojnë të gjitha senset e duhura të zhvillimit përfshirë edhe kulturën.

Ndaj u prish pa asnjë llogari pjesa e qytetit antik zejtar në Durrës, ndër gjetjet më të jashtëzako­nshme arkeologji­ke të 50- viteve të fundit, u mbulua kështjella mesjetare në Elbasan dhe kështu me radhë dhe kërcënohen lloj- lloj objektesh ngado.

E megjithatë njerëzit votojnë ata që bëjnë më shumë zhurmë dhe realisht ata që dukshëm nuk punojnë por shesin vlerën e një pune boshe. Shqipëria është në një qerthull, që shumëkush e kupton, por pakkush mund ta ndryshojë, sepse sërish vota shkon dhe do të delegohet tek njerëzit e gabuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania