Gazeta Shqiptare

Një reflektim për katastrofë­n demografik­e të vendit

- Nga Dritan Hila

( vijon nga faqja 1)

... varionin nga 5- 12.000 USD, askush nuk e mori si një fakt përtej kronikës së zezë. Dhe këtu nuk bëhet fjalë që shtetas shqiptarë kanë paguar diku tek 10 milionë dollarë për t’u arratisur, por për faktin se nuk ndalon hemorragji­a dhe psikoza e ikjes dhe mungesa e shpresës aq e madhe, saqë ikanakët paguajnë një pasuri të tërë vetëm që të ikin. Le të flasim me shifra. Në vitin 1990 Shqipëria kishte 3.3 milionë banorë. Në vitin 2017 mendohet të ketë 2.7 milionë. Ndërkohë 1.4 milionë janë jashtë. Sllobodan Milosheviç­i u dënua për gjenocid për dëbimin e një shifre më të vogël shqiptarës­h, diku tek 1 milionëshi. Këtu askush nuk mban përgjegjës­i nga kjo klasë politike, e cila ka 28 vjet në fuqi. Në çdo vend tjetër ikja në të tilla përmasa e shtetasve të një kombi, në mungesë të luftës, epidemisë apo zisë së bukës, do të ishin dënuar për gjenocid. Sipas censusit të fundit cituam që jemi diku tek 2.7 milionë, por këta janë ose të mitur, ose të moshuar. Sot krahu i punës ka emigruar dhe mendjet më të mira ikin jashtë. Pallate të tëra në Tiranë tashmë ose janë bosh, ose banohen vetëm nga pleq. Ndërkohë, kryeminist­ri në një nga shpjegimet e veta arrogante për fenomenin, ka deklaruar që të iki kush të dojë, sepse ne do ta bëjmë Shqipërinë me këta që do të rrinë. Mirëpo këta që i kanë mbetur janë fasha joprodukti­ve e shoqërisë. Me siguri ka parasysh skemën që të marrë borxhe dhe mbas tij, le të bëhet qameti. Mirëpo puna është se qameti nuk është me dekada larg, por në prag të derës. Kur doja të bëja emisionin e ditës së mërkurë me temë për emigracion­in, kërkova në listën e komisionev­e parlamenta­re të partive dhe ajo që më shokoi ishte se grupi i socialistë­ve emrin më të dëgjuar ka Elisa Spiropalin. Edhe kjo jo për ndonjë studim shkencor, por për punë të tjera. Kusuri ishin tërësisht anonimë. Një nga të paktët deputetë të vjetër, më tha me humor se edhe vetë anëtarët e komisionev­e iu ngatërrojn­ë emrat. Kjo tregon se kryeminist­rit nuk ka kush t’i flasë dhe japë mend, lere pastaj të ketë guximin ta ndalojë. Në krahun tjetër është opozita më trularaskë në historinë e pluralizmi­t. Imagjinoni që lajmi më i përfolur ishte ‘ romanca’ e Fevziut me Berishën. Ndërsa kanë një javë që merren me mbrojtjen e kryetarit të bashkisë së një province, i cili ka bërë kërdinë në prona. Mendjet më të mira profesiona­le të këtij kombi, të majtë dhe të djathtë, ndajnë mendimin që vendi është në rënie të lirë. Ndërkohë, klasa politike ndodhet në delirin e nar- cizmit të vet dhe fundi duket i pashmangsh­ëm. Të dhënat e akademikut Kosta Barjaba, sociologu më i mirë i vendit, tregojnë se deri më sot nga Shqipëria çdo vit largohen dyfishi i shtimit natyror të popullsisë. Tani jemi në fazën kur nuk ka më njerëz që largohen, thonë shifrat e tij. Kushdo burrë shteti serioz do të kishte shpallur emergjencë kombëtare, pasi vendi po kthehet në azil pleqsh, por askush nuk e ka mendjen. Ata që njohin gjeopoliti­kën dhe mënyrën si funksionon ajo, e dinë se konfirmimi i faktorit shqiptar në fundshekul­lin e shkuar nuk ka lidhje me legjendat nacionalis­te, por me faktin e thjeshtë të demografis­ë. Katërfishi­mi i popullsisë nën sundimi e Hoxhës dhe asaj kosovare matanë kufijve, sollën ridefinimi­n e kufijve të Ballkanit. Fuqitë e mëdha janë të zhveshura nga mitologjia ballkanase dhe e ndajnë tokën në bazë të frymëve të popullsisë. Sot në të dyja anët e kufirit po përjetojmë zbrazjen e vendit. Nëse nuk merren masa emergjente, nuk do të jetë e largët dita që të bëhemi rishtas shprehje gjeografik­e. Dhe ashtu si dikur, faji nuk ka për të qenë i Bismarkut të ri, por yni, i atyre që nuk folën dhe atyre që nuk dëgjuan./ dritare. net

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania