Gazeta Shqiptare

Kokaina në Maminas, Krimet e Rënda shpallin moskompete­ncë

Dosja i kalon prokuroris­ë së Durrësit

-

Dosja

hetimore për sasinë e 613 kilo gramëve kokainë të ardhur nga Kolumbia të bllokuar në Maminas, pritet t'i kalojë prokuroris­ë së Durrësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompete­ncën e hetimit pasi dosja është regjistrua­r si trafik narkotikës­h, dhe jo grup i strukturua­r kriminal. Kjo bazuar në një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë. Përmes këtij vendimi Gjykata e Lartë la në kompetencë­n e Krimeve të Rënda vetëm dosjet për veprat penale që janë në kompetencë­n e hetimit dhe gjykimit nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale SPAK. Procedimet e tjera penale, jashtë kësaj fushe, në çdo fazë të tyre, hetim apo gjykim, do t'i delegohen për kompetencë prokuroriv­e dhe gjykatave të rretheve gjyqësore. Si rezultat i operacioni­t policor të koduar "Last Snow", u bë e mundur kapja dhe sekuestrim­i i një sasie rekord prej 613 kg 350 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milionë euro. Mësohet se hetimet kanë dokumentua­r se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar transit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, më 19 shkurt të këtij viti. Sipas policisë, kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në portin e Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga firma porositëse "Arbri Garden" shpk, me pronar shtetasin Arbër Çekajn. Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa pas hekurave janë drejtuesi i kamionit dhe menaxheri i firmës, "Arbi Garden".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania