Gazeta Shqiptare

Kotzias, takim 3 orë në Tiranë me Bushatin, çelen negociatat teknike

Pakti Greqi- Shqipëri, ministrat e Jashtëm diskutojnë hapat e mëtejshëm Bushati: Firmosa plotfuqish­mërinë, Tsipras vjen në verë

- Darina Tanushi

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë u takuan dje, për rreth tre orë, në Ministrinë e Jashtme shqiptare. Në vijim të bisedimeve mes dy ministrave Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, takimi i djeshëm shënoi edhe nisjen zyrtare të bisedimeve teknike, pas dhënies së autorizimi­t nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Kotzias qëndroi 3 orë në Tiranë, përgjatë rrugës për të shkuar në Vjenë, ku është takuar me homologun maqedonas. Në pritjen që iu bë Kotziasit në Ministrinë e Jashtme u vu re një klimë mjaft miqësore. Të dy ministrat janë takuar dhe përqafuar me njëri- tjetrin, duke lënë të kuptohet se gjatë këtyre takimeve të shpeshta kanë krijuar edhe një lloj miqësie personale. Pas takimit të dy Ministritë e Jashtme kanë dalë me deklaratë të përbashkët rreth asaj çfarë është biseduar. Në njoftim thuhet se dy kryediplom­atët shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të janarit të mbajtur në Korçë që është materializ­uar në një sërë zhvillimes­h pozitive tashmë të bëra publike nga palët. Bushati dhe Kotzias u dakordësua­n për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranua­ra për çështjet ende në diskutim. Dy ministrat mësohet se i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimi­n e Dokumentit të Partnerite­tit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensioni­n evropian të marrëdhëni­eve shqiptaro- greke. Ndërkaq ende nuk dihet saktësisht se çfarë u bisedua tjetër në këtë bisedë të gjatë dhe po ashtu nuk është deklaruar një datë për ardhjen në Shqipëri të kryeminist­rit grek, Alexis Tsipras, i cili së bashku me kryeminist­rin Edi Rama do të firmosin marrëveshj­en e re, në rast se do të arrihet një e tillë në bisedimet teknike. Vonesa me dhënien e autorizimi­t nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeminist­rit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikua­r brenda prillit. Pas vizitës në Tiranë, Kotzias shkoi në Vjenë, ku sot do të takohet me homologun maqedonas Nikol- la Dimitrov dhe negociator­in e OKB- së për çështjen e emrit, Matzhew Nimetz.

DEKLARATA

Përpara takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, kreu i diplomacis­ë shqiptarë Ditmir Bushati tha se ka firmosur plotfuqish­mërinë për grupin negociator.

Ministri i Jashtëm, Bushati, tha pas takimit, në një intervistë për “Ora News”: "Jam optimist që 2018- ta do të mund të shënohet edhe si një vit i adresimit të çështjeve të mbartura me Greqinë, sepse është bërë një punë voluminoze në këtë drejtim. Mendoj se janë pjekur kushtet në të dyja vendet për të ecur me vendosmëri përpara. Natyrisht, do të na duhet punë për të eliminuar apo për të evituar të gjithë atë retorikë apo lajme si ai që më pyetët pak më parë që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve dhe mendoj se nuk ka asnjë arsye për të qenë pesimist që 2018ta të jetë një vit ku marrëdhëni­et shqiptaro- greke, të njohin një fazë të re të zhvillimit të tyre", tha ai. Bushati foli për një takim të mundshëm të kryeminist­rit grek në Shqipëri gjatë verës, një vizitë kjo e shtyrë, pasi ishte "Marrëdhëni­et tona kanë vite që nuk po ngrihen dot dhe janë në një lloj pike shumë të ulët, qoftë për sa u përket këndshikim­eve diametrali­sht të ndryshme për zhvillimet në Ballkan dhe sidomos qëndrimit refraktar të Moskës dhe në disa raste paragjykue­s ndaj rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në Ballkan", vlerësoi dje Bushati.

planifikua­r në pranverë. Ai tha se nga pala greke nuk ka pasur asnjë kërcënim, duke hedhur poshtë edhe pretendime­t e kreut të PDIU së Kotzias kishte thënë se do çohej nga tryeza, nëse flitej për Çamërinë.

MEDIA GREKE

Qëndrimi disa orësh në Tiranë i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është përcjellë me vëmendje edhe nga mediat e Greqisë fqinje. Portalet kryesore të vendit kanë publikuar deklaratën e

përbashkët të dy Ministrive të Jashtme, që përgjithës­isht është përcjellë me tituj si "Kotzias e Bushati diskutojnë hapat për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve dypalëshe", "Kotzias- Bushati, drejt zgjidhjes reciprokis­ht të pranueshme", "Në fokus, hapat e ardhshëm për çështjet me Shqipërinë". Vetëm portali i njohur Huffington­post. gr., del disi jashtë kornizës, duke shtuar se dy ministrat kanë diskutuar edhe për çështjen e detit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania