Gazeta Shqiptare

Rusia i përgjigjet Shqipërisë, dëbon dy diplomatët. Bushati: S'ishte surprizë

Ministria e Jashtme ruse hakmerret ndaj 23 vendeve që mbështetën SHBA MEJP: Kanalet tona diplomatik­e mbeten të hapura

- Darina Tanushi

Rusia i ka kthyer Sh qipërisë përgjigjen, pas largimit të dy diplomatëv­e të saj, tri ditë më parë. Ministria e Jashtme ruse njoftoi dje se kishte thirrur ambasadorë­t e 23 vendeve që i dëbuan diplomatët e saj, mes tyre edhe Shqipërinë. Të gjithë ambasadorë­t kanë marrë nota proteste gjatë këtij takimi dhe janë informuar mbi kundërpërg­jigjen e Rusisë. Edhe Shqipëria është detyruar të tërheqë dy diplomatët e saj, në Moskë, emrat e të cilëve mësohet se janë Albert Jerasi, që mban detyrën e zëvendësam­basadorit dhe Arben Doçi, këshilltar. Diplomatët që janë dëbuar kanë afat që të largohen nga Moska deri në datë 5 prill. Ministria e Jashtme thirri krerët e misioneve diplomatik­e nga Australia, Shqipëria, Gjermania, Danimarka, Irlanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Letonia, Lituania, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Ukraina, Finlanda, Franca, Kroacia, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia. Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se ka njoftuar ambasadorë­t e vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëv­e rusë se një numër i barabartë diplomatës­h të tyre janë shpallur persona ' non grata'. "Atyre iu dërgua notë proteste ku thuhej se Federata Ruse deklaron persona ' non grata' numrin përkatës të diplomatëv­e nga këto vende që punojnë në misionet diplomatik­e në Rusi në përgjigje të dëbimeve të tyre të pajustifik­uara të diplomatëv­e rusë bazuar në akuzat e paarsyeshm­e me rastin e ' Skripal'", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Ruse. Në datë 26 mars, Shqipëria shpalli ' non grata' dy diplomatë rusë pas përplasjes mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Dy diplomatët që u dëbuan nga Shqipëria janë Vladislav Filipov, atashe ushtarak dhe Alexey Nikolae-

vich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë. Rusia njoftoi dje se do të dëbonte 60 diplomatë amerikanë si kundërpërg­jigje ndaj SHBA- ve dhe vendeve të tjera që u solidarizu­an me vendimin, ndërsa sot u zyrtarizua vendimi. Rusia i

cilëson si të pajustifik­uara dëbimet e diplomatëv­e rusë në lidhje me rastin ' Skripal', ish- spiunin e helmuar në Britani pak javë më parë, që shkaktoi reagime në të gjithë botën.

REAGIMI

Pas këtij veprimi të Ru- Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se veprimi i Moskës "shënon një keqësim të mëtejshëm" të marrëdhëni­eve midis SHBA dhe Rusisë. "Dëbimi i zyrtarëve të padeklarua­r të inteligjen­cës ruse nga SHBAdhe nga më shumë se 24 vende partnere dhe aleatë të NATO- s këtë javë ishte një përgjigje e përshtatsh­me ndaj sulmit rus në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Përgjigja e Rusisë nuk ishte e papritur", thuhej në deklaratë.

sisë, Ministria për Evropën e Punët e Jashtme e Shqipërisë reagoi duke thënë: "Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët rusë, i bashkërend­uar me qëndrimet e ale-

atëve tanë strategjik­ë ishte proporcion­al ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatik­e mbeten të hapura në funksion të marrëdhëni­eve konstrukti­ve dypalëshe, paqes dhe sigurisë". Ministria njofton se "më datë 30

mars 2018, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Gjatë takimit, ambasadori­t iu komunikua shpallja ' non - grata' e dy diplomatëv­e shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania