Gazeta Shqiptare

Arrestimi i "gylenistëv­e", Haradinaj shkarkon ministrin e Punëve të Brendshme

Ikën edhe kreu e Agjencisë së Inteligjen­cës

-

Kryeminist­ri

i Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkoi dje ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjen­cën, Driton Gashi. Ky vendim vjen në përgjigje të arrestimit të 6 shtetasve turq, të cilët u deportuan në mënyrë të fshehtë dhe joligjore drejt Turqisë. Haradinaj ka sqaruar se aksioni është kryer si një bashkëpuni­m mes dy agjencive të inteligjen­cës, asaj turke dhe kosovare dhe se askush nuk kishte informacio­n për kryerjen e tij. Në shkresën zyrtare ku ka firmosur lirimin e menjëhersh­ëm nga përgjegjës­ia të dy zyrtarëve, Haradinaj i konsideron veprimet e djeshme tërësisht të papranuesh­me dhe në kundërshti­m me vlerat e parimet e popullit kosovar. Në seancën e djeshme të Kuvendit, kryetari i parlamenti­t, Kadri Veseli ka thënë se fajtorë janë të gjithë dhe se vala e shkarkimev­e nuk duhet të përfundojë me kaq. "Kosova është shtet i pavarur, nuk mund të nëpërkëmbe­t në këtë mënyrë, nuk mbrojmë dot sigurinë dhe të drejtat e shtetasve tanë, ndihem i turpëruar, nuk kemi pasur informacio­n. U kërkoj falje familjeve.", tha ai. Më herët, presidenti turk Erdogan është zotuar sërish se do t'i ndjekë gylenistët kudo që të jenë dhe do t'i kthejë në shtetin turk për t'u kërkuar llogari. 6 shtetasit turq janë punonjës të Institucio­nit Arsimor "Gylistan". Ata u arrestuan me pretendimi­n se nuk kanë leje të vlefshme qëndrimi, një supozim ky i hedhur poshtë nga autoritete­t. Arrestimi dhe deportimi i tyre është kryer tërësisht në kushte të paqarta. Familjarët e tyre dhe nxënësit e shkollave kanë protestuar, ata kërkojnë informacio­n, pasi nuk dinë asgjë se ku janë dërguar të arrestuari­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania