Gazeta Shqiptare

Tarifa për Rrugën e Kombit, Vasili: Kosova të mos bëhet pjesë e shout

Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI: Taksa nuk duhet të fillojë aplikimin "Mbështesim protestat, 5 milionë shqiptarë janë kundër"

- Darina Tanushi

Kryetari i grupit par lamentar të LSI- së, Petrit Vasili deklaroi dje në një bashkëbise­dim me gazetarët se qeveria e Kosovës duhet të reagojë për taksën në Rrugën e Kombit, duke anuluar mbledhjet e përbashkët­a me qeverinë e Shqipërisë. "Një taksë e tillë kurrsesi nuk duhet të fillojë aplikimin e saj në asnjë mënyrë. Ka disa arsye shumë të mëdha, të cilat e bëjnë të pamundur aplikimin e një vendimi të tillë. Së pari, e mbi të gjitha, kjo rrugë është e ndërtuar nga shteti shqiptar me paratë dhe e paguar nga taksapague­sit shqiptarë, të cilët vazhdojnë sot e kësaj dite ta paguajnë. Së dyti, një arsye madhore është që rruga nuk ka përfunduar ende. Së treti, koncesiona­rë nuk janë ata që kanë ndërtuar rrugën, por janë ata që kanë marrë në shfrytëzim rrugën", argumentoi Vasili, në nisje të bisedës. Sipas tij, "Rruga e Kombit nuk është dhe nuk mund të arsyetohet si një rrugë ku numërohen makinat që kalojnë, por si një rrugë me impakt ekonomik të jashtëzako­nshëm". Ai tha se kjo taksë ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. "Unë do t'u bëja edhe një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës që të mos i bashkohen më këtij dimensioni të shëmtuar dhe qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht dhe vetëm shoun e Edi Ramës, i cili përveçse shou, nuk prodhon asgjë tjetër, por të jemi konkretë në gjërat që bëjmë", deklaroi Vasili. Kjo taksë sipas Vaislit duhet t'i nënshtrohe­t një diskutimi me grupet e interesit dhe të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, pasi qeveria e Kosovës për aksin Prishtinë- Morinë nuk ka vendosur taksa dhe në mënyrë shumë të drejtë dhe racionale është shprehur publikisht se po vlerëson me shumë qetësi edhe kushtet ekonomiko- shoqërore dhe ekonomike për vendosjen e saj. Kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Vasili mbështeti protestën e banorëve që do të mbahet sot në tunelin e Kalimashit. "Ju e keni dëgjuar, që për fat të keq ky kryeminist­ër i pacipë ka bërë një krahasim nga më të rëndët, më vulgarët në sallën e parlamenti­t dje duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor", tha Vasili. Sipas tij, shqiptarët paguajnë mjaft taksa dhe është e turpshme t'u shtohet një tjetër. "Ndalja s'ka asnjë lloj problemi, pezullimi nuk ka asnjë lloj problemi, është akti i parë dhe minimalish­t i përgjegjsh­ëm që mund të bëjë qeveria për të lënë të kupto- "Në vitin 2015 është bërë një draft i parë dhe deri në 2018ën, Shqipëria nuk eci në rrugën e një Shqipërie normale, e cila do të rriste të ardhurat ekonomike, do të zhvillohej ekonomikis­ht", tha Vasili, ndaj në këtë situatë, LSI ka mendimin që kjo taksë të mos aplikohet.

het që ajo është ndarë deri në fijen e fundit, sepse e ndarë është 99%. Por kjo do ishte ndarja përfundimt­are për popullin e vet që ajo ka marrë përsipër ta qeverisë", tha Vasili. Ai tha se ministri i LSI- së dhe vetë kjo parti që ka qenë në qeveri kur është firmosur kontrata me koncesiona­rin nuk ka përgjegjës­i.

 ??  ?? Tuneli i Kalimashit
Tuneli i Kalimashit
 ??  ?? Kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili
Kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania