Gazeta Shqiptare

Tregtarët e vegjël në Tiranë i ankohen, Tabaku: Taksa e rrugës i dëmton më shumë

-

demokrate e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku u takua dje me disa nga tregtarët e vegjël, të cilët iu shmangën identifiki­mit për shkak të frikës nga tatimorët - thuhet në njoftimin e PD. Në shumë biznese, deputetja Jorida Tabaku u njoh me gjendjen e rëndë financiare, e cila po i çon drejt falimentim­it. Arsyet e pragut të falimentit - thonë bizneset janë - taksa e Bashkisë së Tiranës për shkollat, të cilën e paguajnë brenda një njësie bashkiake, tri herë, rënia e xhiros me 30% çdo vit, rënia e fuqisë konsumator­e, emigrimi i qytetarëve, që do të thotë më pak blerje dhe fitim dhe barra e re e përfshirje­s në TVSH nga data 1 prill. Taksa e Rrugës së Kombit - thonë tregtarët - do të dëmtojë importet, por edhe fuqinë blerëse nga zonat veriore të vendit, të cilët do t'u drejtohen tani qyteteve më të afërta në Kosovë, si Prizreni ose Gjakova. "Jemi të marrë fund", thotë një tregtar, i cili prej 25 vitesh, së bashku me familjen drejton një biznes veshjesh. "Po më dridhen këmbët nga këto taksa. Ky shtet nuk ka stabilitet të ligjeve fiskale. Parimi i tyre është që të godasin më shumë ata që paguajnë më shumë taksa. Kam bërë gabimin më të madh që nuk jam larguar nga këtu", u shpreh me lot në sy, një tregtar në bashkëbise­dim me deputeten Jorida Tabaku. Deputetja Tabaku tha se edhe për shkak të taksës së Rrugës së Kombit, bizneset do të rëndohen. "Ka rritje masive të përgjithsh­me të shpenzimev­e që shkojnë për taksa. Në fund të ditës, në xhepin e biznesit mbetet 15% e të gjithë xhiros së biznesit, që është vetëm për të mbuluar shpenzimet për mbijetesë. Kjo është shprehja që të gjitha bizneset kanë thënë: Jemi në kushtet e mbijetesës", theksoi zonja Tabaku, pas takimit me tregtarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania