Gazeta Shqiptare

Rama, drejtorëve: Punësoni 25 mijë vetë, ndryshe ka "dëshmorë"

Kryeminist­ri nis turin në Vlorë për zgjedhjet 2019

-

Kryeminist­ri

Edi Rama "kërcënoi" dje drejtorët e zyrave të punësimit se nëse nuk rrisin punësimet, do të bien "dëshmorë". Në një aktivitet ku u prezantuan shifrat e punësimeve, Rama tha se nga rezultati i muajit mars: 1396 persona që kanë filluar punë. Ai njoftoi se janë vendosur në mënyrë precize edhe objektivat për çdo zyrë pune në të 61 bashkitë e republikës dhe për çdo drejtor dhe punonjës, objektiva të cilat do të maten çdo muaj. "Kush do të përmbushë objektivin do vazhdojë punën, kush nuk përmbush objektivin do t'i hapë krahun dikujt tjetër që të vijë dhe të përmbushë objektivin. Mbi bazën e këtyre objektivav­e është vendosur edhe shënjestra e 25 mijë të punësuarve që janë të regjistrua­r si punëkërkue­s të papunë, në zyrat e punës, nga zyra e punës. 25 mijë njerëz që kanë dalë nga ndihma ekonomike, apo jo dhe që janë të gatshëm të punojnë, duhet të hyjnë në punë vetëm nga zyrat e punës. Është plotësisht e realizuesh­me", deklaroi Rama. Nga ana tjetër, Rama bëri me dije se qeveria do t'i paguajë ata që duan punë dhe të cilët janë të gatshëm që për ta marrë punën, të trajnohen. "Do t'i paguajmë e do t'i paguajmë me më shumë se sa mesataren e ndihmës ekonomike", tha më tej Rama. "Jam shumë i bindur që duke ecur kështu, patjetër do të ketë edhe ' dëshmorë', në kuptimin e atyre që drejtojnë zyrat në rast se nuk plotësohen objektivat, por do të realizojmë objektivin madhor të 25 000 të punësuarve vetëm nga zyrat e punës", tha Rama. Ai ishte dje në Vlorë, ku do të ketë një tur takimesh dyditor. Në një takim me Asamblenë e PSsë në Vlorë, Rama u ka kërkuar të evidentojn­ë çdo votë, pasi kërkohet një rezultat edhe më i mirë se 2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania