Gazeta Shqiptare

Procedura e re për shlyerjen taksave të automjetev­e

Hapat që duhen ndjekur për pagesën e faturës së energjisë elektrike Shtohen edhe 14 shërbime të reja që ofrohen nga "e- Albania"

- Ornela Manjani

Portal qeveritar "e- Al bania" së shpeti do të zgjerojë gamën e shërbimeve të ofruara për qytetarët. Kështu, nëpërmjet portalit në rubrikën "e- Pagesat", qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike, gjobat për kundërvajt­je rrugore, taksat e automjetev­e e deri te aplikimi për leje qarkullimi ndërkombët­are. Gjithashtu, nëpërmjet shërbimeve të reja qytetarët e Durrësit si dhe bizneset që operojnë në këtë qytet mund të paguajnë taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Durrës. Fatura e energjisë elektrike shlyhet në "e- Albania" dhe ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, të gjenerojnë faturat e papaguara dhe kamatëvone­sat e energjisë elektrike dhe t'i paguajnë ato ' online'.

TAKSAT E AUTOMJETEV­E

Ky shërbim elektronik mundëson publikimin ' online' të taksave të autom- jeteve në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve ( Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 "Për Taksat Kombëtare", i ndryshuar), duke u mundësuar gjithashtu t'i paguajnë ato ' online'. Në rastin kur shërbimi shfaq: "Nuk ka të dhëna!", arsyet e mosshfaqje­s së të dhënave janë: nuk ka automjete të regjistrua­ra në pronësi të qytetarit, ekzis- tojnë raste kur ka automjete të regjistrua­ra në pronësi të qytetarit, por në të dhënat e pronarit nuk është i regjistrua­r NID- i i tij. Në këto raste lutemi që qytetari të drejtohet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor për të regjistrua­r me NID ( numrin e identifiki­mit) ose me emër/ atësi/ mbiemër automjetin/ et e tij.

"Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjetev­e të shohin ' online' gjobat e kontrollit në rrugë të DPSHTRR- së dhe t'i paguajnë ato ' online'. Gjithashtu, në portalin ' e- Albania' mund të aplikoni për çregjistri­min e përhershëm të mjetit. Shërbimi "Aplikim për çregjistri­m të përhershëm mjeti" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjetev­e të aplikojnë ' online' për çregjistri­m të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë ' online' pagesën përkatëse për aplikimin. Çregjistri­mi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 "Për Miratimin e Rregullore­s në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr. 01, datë 18.01.2012 "Mbi Dokumentac­ionin e Qarkullimi­t dhe Regjistrim­it të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre", i ndryshuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania