Gazeta Shqiptare

Pinguli: I japim prioritet importit, po dëmtohet konkurrenc­a

Birrat kosovare tronditin tregun vendës

-

Pas

Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, një tjetër prodhues vendës i këtij produkti ka dhënë alarmin se industria po dëmtohet nga importi. Sipas Stefan Pingulit, Shqipëria nuk po mbron prodhimin vendës, por po i jep prioritet importit, gjë që dëmton konkurrenc­ën dhe biznesin. Duke marrë si shembull Kosovën, Pinguli thotë se akciza që prodhuesit kosovarë paguajnë në vendin tonë është shumë herë më e ulët. "Ne sigurisht që kemi tentuar për të hyrë në Kosovë dhe s'kemi mundur. Fakti që nuk kemi mundur tregon që kostot e dërgimit për në Kosovë dhe kostot e produkteve tona kanë nivele të papranuesh­me për kosovarët, jo për faktin e kostove të brendshme, por për faktin sepse pala kosovare di ta mbrojë produktin shitës të vetin. Kurse te ne, pala kosovare, por jo vetëm ajo, edhe shumë palë të tjera, kanë një lehtësi portuale për të ardhur këtu. E njëjta gjë ndodh në Maqedoni dhe Greqi. Provo të çosh mall shqiptar atje. Përveç vështirësi­së fizike për të hyrë nëpër dogana, ka edhe vështirësi financiare dhe fiskale, që janë mbarsur me taksa shumë më të larta se taksat tona. Dhe çuditërish­t punët e tyre brenda vendit shkojnë shumë mirë dhe nuk lejojnë të tjerët të hyjnë, kurse tek ne bëhet një zullum shumë i madh. Si ka mundësi që brenda 4 vjetësh hyjnë birrat kosovare, tronditin tregun me një lehtësi të jashtëzako­nshme brenda përbrenda dhe ne pranojmë dampingjet ( shitje nën kosto) e tyre në çmime. Si fazë e parë hyrëse kuptohet në këto vlera i krijojnë mundësi investimit të marketingu­t të jashtëzako­nshëm", shprehet Stefan Pinguli. Prodhuesit vendës i kërkojnë qeverisë të zbatojë ligjet dhe të ulë akcizën. "Qeveria duhet të zbatojë ligjet që ka vendosur vetë, për të cilat kemi qenë dakord të gjithë, ku çdo prodhues mbi 200 mijë hektolitra duhet të përballet me një taksë më të veçantë. Dhe në përgjithës­i kemi përfaqësua­r birrat e huaja, sepse birrat e vendit nuk kanë arritur të prodhojnë mbi 200 mijë hektolitra. Vendi duhet të adoptojë ligjin mbi të drejtën shqiptare dhe mbi këtë bazë, jo vetëm që duhet të jenë të detyruara që më në fund birrat shqiptare të arrijnë që më në fund të ndryshojnë taksën, por nga ana tjetër kanë lehtësira portuale në lidhje me çmimet e tyre që paraqesin në doganë. E çuditshme është se dogana është e interesuar vetëm të mbledhë taksa dhe jo për mbrojtjen. Dhe nuk ka klauzolë për këtë punë. Mezi arritëm që të bëjmë këtë punë, por kush na paguan këto 4 vite që kanë kaluar në këtë terror fiskal psikologji­k dhe depresion të tregut", tha ai.

 ??  ?? Stefan Pinguli
Stefan Pinguli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania