Gazeta Shqiptare

Vetingu, pas Fatos Lulos në ' sitë' Vitore Tusha

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, më 4 prill zhvillohet seanca dëgjimore Zbardhen të ardhurat dhe llogaritë bankare të gjyqtares së Kushtetues­es

- Ina Allkanjari

Vitore Tusha do të jetë gjyqtarja e radhës që do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Gjyqtarja e Kushtetues­es, pasi ka kaluar në filtrat e vetingut, do jetë në seancë dëgjimore përpara KPK në datën 4 prill në orën 10.00. Gjyqtarja do të dalë përpara trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktar­i, Xhensila Pine, Alma Faskaj. Tusha pritet të pyetet për burimin e pasurisë së saj, por edhe sa i takon pikëpamjev­e profesiona­le për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë. "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur të Gjyqtarja Vitore Tusha do të dalë përpara trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktar­i, Xhensila Pine, Alma Faskaj. Tusha pritet të pyetet për burimin e pasurisë së saj por edhe sa i takon pikëpamjev­e profesiona­le për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.

ardhurat e gjyqtares, familjarëv­e të saj si dhe gjendjet në llogaritë që disponon. Sakaq Vitore Tusha është gjyqtarja e dytë që do të dalë përpara KPK, pak ditë më parë ishte gjyqtari Fatos Lulo që nisi procesin nga radhët e Kushtetues­es. Por pas seancës dëgjimore, me vendimin e KPK ai u shkarkua. Vetingu skualifiko­i nga radhët e sistemit të drejtësisë, gjykatësin Lulo. Vendimi për shkarkimin e tij u mor pas një hetimi ad-

ministrati­v pesë mujor dhe zhvillimit të seancës dëgjimore publike. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi t'i ndërpresë karrierën gjykatësit, me arsyetimin se ai nuk e justifikon pasurinë e tij, një shifër prej gjysmë milioni dollarë. Vendimi për shkarkimin e gjykatësit erdhi pasi në raportin e përcjellë në KPK nga ana e Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, për subjektin e rivlerësim­it Fatos Lulo, ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe deklarim të rremë të pasurisë. KPK tha se gjyqtari ka përfituar 200 mijë dollarë dhuratë nga motra, Drita Lulo, konkretish­t 100 mijë dollarë cash dhe një zyrë në rrugën e Durrësit për zotin Lulo. Gjithashtu, ai nuk justifikon pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë, shumë e cila, sipas avokatit të gjyqtarit, Ardian Visha, është siguruar nga e motra, Drita Lulo. Po kështu KPK- ja ka marrë vendim edhe për të pushuar procesin e vetingut ndaj disa zyrtarëve që kanë vendosur të dalin nga sistemi i Drejtësisë.

TË ARDHURAT E GJYQTARES VITORE TUSHA

Sipas Open Data, Vitore Tusha përfiton të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetues­e, shumë prej 1 896 470 lekë. Të ardhura nga paga si lektor në Universite­tin "Iliria", shumën prej 27 000 lekë. Të ardhura nga paga si lektor në Universite­tin "Luarasi", shumën prej 189 601 lekë. Të ardhura nga Shkolla e Magjistrat­urës, si eksperte në "Trajnimin vazhdues të gjyqtarëve", shumën prej 1 484 euro. Të ardhura nga Bonuse të ardhura nga punësimi parttime, shumën prej 860 000 lekë. Gjithashtu, figurojnë të ardhura të personave pjesë e certifikat­ës familjare. E bija, Renisa Tusha, përfiton të ardhura nga punësimi në Milano, Itali, shumën prej 11 089 euro. E bija, Elira Tusha, përfiton të ardhura nga paga te Avokatura e Shtetit, janar- prill 2014, shumën prej 221 565 lekë. Gjithashtu, Elira, përfiton të ardhura nga aktiviteti privat - noteri, tetor - dhjetor 2014, shumën prej 232 632 lekë. Ndërkohë gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, rezulton të jetë 1 543 lekë. Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, është 69 euro dhe në llogarinë një bankë të nivelit të dytë, rezulton të jetë gjendja 9 751 lekë. Gjithashtu, Tusha ka një detyrim në shumën 25 000 euro. Ndërsa e bija, Renisa Tusha, rezulton të ketë gjendjen e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, shumën prej 183 euro.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania