Gazeta Shqiptare

Dëmi 21 mln euro, Gjiknuri kallëzon në prokurori tre ish- zyrtarë të Ujësjellës- Kanalizime­ve

Ardian Alushi: Projekti u auditua nga KLSH, gjyq politik i Ramës

-

Pas

auditimit në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizime­ve, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës kallëzoi penalisht ish- drejtorin Ardian Alushi dhe dy vartësit e tij, ish- koordinato­rët e projektit për përpunimin e ujërave të zeza K. B. dhe A. A.. Grupi i auditimit ka konstatuar fakte dhe rrethana të paligjshme, që krijojnë bindje të arsyeshme se plotësojnë elementët e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës", të kryer në bashkëpuni­m. Referuar rezultatev­e të auditimit, Damian Gjiknuri i është drejtuar Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me një kallëzim penal ndaj tre personave të sipërpërme­ndur pasi veçmas dhe në bashkëpuni­m, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshti­m me përmbushje­n e detyrave të tyre funksional­e gjatë ndjekjes dhe zbatimit të projektit "Përmirësim­i i sistemit të kanalizime­ve për Tiranën e Madhe". Ato akuzo- hen se kanë shkaktuar pasoja të renda për interesat e buxhetit të shtetit, dëme që kapin vlerën e 21 milionë eurove. Ndërkohë pas kallëzimit ka ardhur dhe reagimi i ish- drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës­Kanalizime­ve, Ardian Alushit. Ai shprehet se ka zbatuar ligjin dhe aktet rregullato­re të tij dhe projekti për të cilin pretendohe­t se është abuzuar është audituar në detaje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. "E gjitha është një stisje e motivuar poli- tikisht dhe që ka për autor ata që sot duan të fshehin abuzimet e tyre në drejtorinë e ujësjellës­it. Unë kam zbatuar pikë për pikë ligjin dhe aktet rregullato­re të tij. Projekti për të cilin zoti Gjiknuri pretendon se është abuzuar është audituar në detaje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Përfundime­t e tij mund t'i shohë dhe gjykojë kushdo. Auditet politike të inicuara nga ministrat e Edi Ramës janë thjesht shërbime për shefat që duan të fshehin korrupsion­in e vërtetë të min- istrave dhe të qeverisë. Çdo përpjekje për të mbuluar të vërtetën dhe kërcënimet në emër të prokuroris­ë janë jo serioze dhe të pavlera. Gjyqet politike të bekuara nga Edi Rama nuk tregojnë asgjë më shumë se mjerimin aktual të administra­tës që është tashmë pré e gjuetisë së shtrigave në emër të drejtësisë".

 ??  ?? Ardian Alushi, ish- drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizime­ve
Ardian Alushi, ish- drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizime­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania