Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e nxënësve të shkollave të mesme që do marrin bursë

Vendimi i këshillit bashkiak: Ja 178 nxënësit e konvikteve që do të marrin pagesë Lista e plotë e 181 përfituesv­e të parauniver­sitarit

-

Janë miratuar listat e nxënësve të arsimit parauniver­sitar në institucio­net arsimore publike që përfitojnë bursa për këtë vit shkollor 2017- 2018- të. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me emrat e 181 përfituesv­e që iu është miratuar pagesa e burës në 7 shkolla në kryeqytet. Në mbledhjen e organizuar dy ditë më parë, këshilli bashkiak i Tiranës miratoi listën e nxënësve të arsimit parauniver­sitar në institucio­net arsimore publike që kanë të drejtën e bursës. Respektivi­sht janë plot 118 bursa të akorduara për nxënësit e shkollës së mesme profesio- nale Karl Gega në kryeqytet, 27 për të mesmen profesiona­le Hoteleri Turizëm e 23 për nxënësit e "Gjergj Canco". Ndërkaq, në shkollën e mesme ekonomike janë dhënë 6 bursa, për Sami Frashërin dy të tilla, për të mesmen profesiona­le në Kamëz 3 bursa dhe për shkollën Herman Gmainer janë aprovuar 2 bursa. "Këshilli Bashkiak vendosi të miratojë listën e nxënësve të arsimit paraun- iversitar në institucio­net arsimore publike që përfitojnë bursa, sipas parashikim­eve të pikës 5.2 të vendimit nr. 753, datë 13.12.2017 "Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimi­n e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniver­sitar në institucio­net arsimore publike, për vitin shkollor 2017- 2018" sipas shtojcës nr. 1, bash- këlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.",- theksohet në vendimin e këshillit bashkiak të firmosur nga kryebashki­aku Erion Veliaj. Më tej në vendim janë publikuar edhe emrat e 178 nxënësve të konvikteve në arsimin parauniver­sitar që përfitojnë bursë, si rrjedhojë e shqyrtimit të dokumentac­ionit. Gjithashtu, janë paraqitur 100 aplikime për bursa nga njësitë administra- tive dhe shkollat e mesme profesiona­le të Tiranës, ku janë propozuar për miratim 76 bursa. Njësitë administra­tive kanë deleguar 17 aplikime, nga të cilat propozohet të trajtohen me bursë të plotë 15 nxënës, emrat e të cilëve publikohen sot në "Gazeta Shqiptare". Sipas vendimit, nxënësit e shkollave profesiona­le që ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi, veteri- nari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji- miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburime­ve të naftës dhe gazit, që kanë përfituar bursë në vitin e parë 20162017 dhe nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit dhe bursat e nxënësve për vitin e dytë e më lart rishqyrtoh­en dhe miratohen çdo vit nga këshilli bashkiak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania