Gazeta Shqiptare

A po shkohet drejt luftës me Rusinë?

-

themelet e tij kulturën perëndimor­e. Oborri i carëve të Rusisë ka qenë strehë e iluministë­ve dhe intelektua­lëve francezë. Arkitektur­a është mbizotërue­se italiane. Ushtria moderne që në fillimet e saj ishte me ndikime të forta gjermanike dhe një pjesë e madhe e gjeneralëv­e vinin prej andej, ashtu si edhe shtëpia perandorak­e. Shën Petërburgu është imitim i Venecias. Pa piktorët rusë, botës do t'i mungonte shumë; Çehovi dhe Gogoli janë themeluesi­t e letërsisë moderne evropiane. Ndërsa shkenca ruse i dha botës ¼ e shpikjeve, shkruan Enzo Biaxhi tek "Lubjanka". Perandoria e cila ka me dhjetëra popuj në gjirin e saj, ka edhe një kulturë të elaboruar integrimi, ekspansion­i dhe vetëpërmba­jtjeje.

Atëherë pse është gjetur armiku tek Rusia? Cili është shkaku që perëndimi lufton të ng- jashmin e saj? Përgjigjet mund të jenë me qindra dhe secila thotë një pjesë të së vërtetës. Por ndoshta në themel është shkaku se në qindra vjet fqinjësi, luftëra dhe armiqësi, e dinë që asnjëra prej palëve nuk do ta kalojë vijën e kuqe. Fundja perëndimi e di se me shkatërrim­in e Rusisë nuk zgjidh asnjë problem, përveçse krijon një pluhurnajë mikroshtet­esh, tribush dhe hapësirash pa zot, të cilat do të duhet t'i administro­jë. Dhe nuk do të zgjidhë asgjë, sepse pas Rusisë vjen Kina dhe pas Kinës, India. Ndërsa Rusia e di se nuk është aq e zonja sa të pushtojë perëndimin. Ndoshta është një lojë për të krijuar dypolarite­tin e një bote që nuk po mundet të gjejë ekuilibrin e saj pas luftës së ftohtë. E kundërta do jetë çmenduri. "dritare. net"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania