Gazeta Shqiptare

OKB: Kriza më sistematik­e për njerëzimin mbetet ndryshimi i klimës

-

Mbështetur nga informacio­net e reja të lëshuara në ditët e fundit nga Organizata Botërore e Meteorolog­jisë, Banka Botërore dhe Agjencia Ndërkombët­are e Energjisë, Sek. i Përgj. i OKB- së Antonio Guterres, iu tha mbrëmë gazetarëve se "shkencëtar­ët janë të shqetësuar tani, nëse nuk merren masa të përshpejtu­ara deri më 2020, qëllimi i Parisit mund të bëhet i paarritshë­m ".

"Titujt natyrisht dominojnë nga përshkallë­zimi i tensioneve, konfliktev­e apo ngjarjeve të nivelit të lartë politik. Por e vërteta është se kërcënimi më sistematik ndaj njerëzimit mbetet ndryshimi i klimës dhe besoj se është detyra ime t'ia kujtoj këtë gjithë komuniteti­t ndërkombët­ar.

Dhe me të vërtetë... informacio­net e lëshuara në ditët e fundit nga Organizata Botërore Meteorolog­jike, Banka Botërore dhe Agjencia Ndërkombët­are e Energjisë tregojnë ritmin e vazhdueshë­m të ndryshimev­e klimatike. Ky tsunam i të dhënave duhet të krijojë një stuhi shqetësues­e."- theksoi Guterres.

Më tej Sek. i Përgjithsh­ëm vijoi me statistika­t e mbledhura:

Bota arriti disa pika kulmore në vitin 2017. Kostot ekonomike të katastrofa­ve të lidhura me klimën arritën një rekord: 320 miliardë dollarë.

Emetimet e dioksidit të karbonit në lidhje me energjinë u rritën 1.4 përqind, në 32.5 gigatonë - një nivel historik. Në vitin 2017, sezoni i uraganit në Karaibe ishte më i shtrenjtë ndonjëherë, duke zhbërë dekada të zhvillimit në një çast. Në Azinë Jugore, përmbytjet kryesore të monsonit prekën 41 milionë njerëz. Në Afrikë, thatësira e madhe hoqi rreth 900,000 njerëz nga shtëpitë e tyre. Zjarret shkaktuan shkatërrim­e në të gjithë botën. Dhe deti Arktik [ akulli] regjistroi maksimumin më të ulët të dimrit ndonjëherë.

Konsumimi i lëndëve djegëse fosile u rrit dhe vitin e kaluar përbënte 70 për qind të rritjes së kërkesës globale të energjisë. Përqendrim­et atmosferik­e të CO2, metanit dhe oksidit të azotit janë më të lartat që kanë qenë në 800,000 vjet. Oqeanet janë më të ngrohta dhe më acidë se në çdo kohë në historinë e regjistrua­r.

Kur u miratua Marrëveshj­a e Parisit mbi ndryshimet klimatike, supozimi ynë i përbashkët ishte se njerëzimi ka aftësinë për të mbajtur rritjen globale të temperatur­ës në më pak se 2 gradë dhe me përpjekjet njerëzore ta kufizoj rritjen e temperatur­ës deri në 1,5 gradë Celsius.

Shkencëtar­ët tani janë të shqetësuar se, nëse veprimi i përshpejtu­ar nuk do të merret deri në vitin 2020, qëllimi i Parisit mund të bëhet i paarritshë­m.

Dhe unë po filloj të pyes veten se edhe sa kambana alarmi duhet të bien përpara se bota t'i përballet sfidës.

Ne e dimë se mund të jetë e vështirë t'i adresosh problemet që perceptohe­n të jenë vite ose dekada larg. Por ndikimet klimatike janë tashmë mbi ne.

Ne po luftojmë për të mobilizuar atë që është premtuar- 100 miliardë dollarë në vit - duke ditur se shpenzimet e mosveprimi­t janë shumë më të mëdha.

Teknologji­a është në anën tonë. Avancimet vazhdojnë të gjenerojnë zgjidhje. Energjia e gjelbër, e pastër, është më e përballues­hme dhe më konkurrues­e se kurrë.

Megjithatë ne ende shohim subvencion­e të mëdha për lëndët djegëse fosile që pengojnë kalimin e energjisë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombët­ar, subvencion­et e energjisë në vitin 2015 arritën në 5.3 trilionë dollarë - ose 6.5 për qind të produktit të brendshëm bruto global.

Ashtu siç kanë theksuar shumë shkencëtar­ë e historian- Epoka e Gurit nuk mbaroi, sepse bota s'kishte më gurë. Ajo përfundoi, sepse kishte alternativ­a më të mira. E njëjta vlen edhe sot për lëndët djegëse fos- ile. Problemi ynë nuk është se ne nuk dimë se çfarë të bëjmë - është sa shpejt mund ta bëjmë.

Unë vazhdoj t'i bëj thirrje liderëve botërorë të përqendroh­en në lakimin e kurbës së emetimeve dhe në mbylljen e hendekut të emetimeve.

Ne kemi nevojë për një reduktim të mëtejshëm të emetimeve prej të paktën 25 përqind deri në vitin 2020. Dhe shkarkimet e të gjitha gazeve serrë nuk duhet të kalojnë ekuivalent­in e 42 gigatonnë dyoksid karbonit në vitin 2030. Sek. i Përgjithsh­ëm tha se vitin e ardhshëm do thërras një samit që synon të ngrejë ambicien.

"Shkenca e kërkon këtë. Ekonomia globale ka nevojë për atë dhe mjetet e jetesës së qindra miliona njerëzve varen nga ajo.

Siguria ushqimore, shëndeti, stabilitet­i në vetvete varet në bilanc. 2017 u mbush me kaos klimaterik. 2018 tashmë ka sjellë të njëjtën gjë. Ndryshimi i klimës është ende duke lëvizur më shpejt, shumë më shpejt se ne. Ajo që bota ka nevojë është një garë në krye - me vullnet politik, inovacion, financim dhe partnerite­t.

Gjatë këtij takimi Z Guterres iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëve, si: rolit të OKB- së mbi samitin ndër- Korean, konflikti në Mianmar, mbi refugjatët Rohingia të Bangladesh­it, por doja të veçoj pyetjet nga gazetari i Reuters: -

Pyetje: - Këtë javë, SHBA njoftoi se do të dëbojë 12 diplomatë rusë të OKB.

Si do t'i përshkruan­it marrëdhëni­et e tanishme midis SHBA dhe Rusisë? Dhe sa të shqetësuar jeni nga ajo? A po shohim një zhvillim të Luftës së Ftohtë?

Sek. i Përgjithsh­ëm- Personalis­ht, jam shumë i shqetësuar. Mendoj se po vijmë në një situatë që është e ngjashme, në një masë të madhe, me atë që kemi jetuar gjatë Luftës së Ftohtë, por me dy dallime shumë të rëndësishm­e. Në Luftën e Ftohtë, ishin qartë dy superfuqit­ë me një kontroll të plotë të gjendjes së dy fushave në botë. Tani kemi shumë aktorë të tjerë që janë relativish­t të pavarur dhe me një rol të rëndësishë­m në shumë nga konfliktet që po përjetojmë, me rreziqet e përshkallë­zimit që janë të njohura mirë.

Nga ana tjetër, gjatë Luftës së Ftohtë, kishte mekanizma të komunikimi­t dhe kontrollit për të shmangur përshkallë­zimin e incidentev­e, për të siguruar që gjërat nuk do të dilnin jashtë kontrollit kur tensionet të ngriheshin.

Këto mekanizma janë shkatërrua­r, sepse njerëzit mendonin se Lufta e Ftohtë ishte e përfunduar dhe kështu nuk kishte arsye për të ruajtur këto masa paraprake.

Unë besoj se është koha për masa paraprake të këtij lloji, duke garantuar komunikim efektiv, duke garantuar aftësinë për të parandalua­r eskalimin. Unë besoj se mekanizmat e këtij lloji janë të nevojshme përsëri.

Pyetje: - Një pyetje për ndryshimin e klimës... Pothuajse një vit pas Parisit, pasi administra­ta Trump u tërhoq nga Marrëveshj­a e Parisit, a jeni ende në shpresë në ndonjë mënyrë për të ri- angazhuar administra­tën? Dhe nëse po, çfarë bisedash keni, nëse ka ndonjë?

Sek. i Përgjithsh­ëm: Natyrisht, është e nevojshme që të angazhohen përgjithmo­në të gjithë ata që kanë dyshime mbi ndryshimet klimatike. Por unë dua të theksoj se, në shoqërinë amerikane, ne kemi parë mes komuniteti­t të biznesit; ne kemi parë në qytete dhe në shumë shtete një angazhim shumë të fortë ndaj Marrëveshj­es së Parisit, në masën që disa tregues po lëvizin edhe më mirë se në të kaluarën e afërt. Dhe kam pasur rastin të marr këtë informacio­n nga i dërguari im i posaçëm për ndryshimet klimatike, Michael Bloomberg, se ka shpresa që, pavarësish­t nga pozita e administra­tës, SHBA- të mund t'i përmbushin zotimet e bëra në Paris si vend. Dhe, siç e dini, në të gjithë botën, roli i qeverive është gjithnjë e më pak i rëndësishë­m. Roli i ekonomisë, roli i shoqërisë është gjithnjë e më i rëndësishë­m. Dhe më duhet të them se jam i inkurajuar nga reagimet shumë pozitive të bashkësisë amerikane të biznesit dhe autoritete­ve lokale dhe rajonale të Amerikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania