Gazeta Shqiptare

Arrestimi i Gjuriçit nuk ishte i drejtuar kundër serbëve të Kosovës

- Jetlir Zyberaj *

institucio­net e shtetit me gjithë aparatin përcjellës.

Serbët e Kosovës si të gjitha komunitete­t e tjera në Kosovë janë pjesë e pandashme e shtetësisë sonë. Andaj, çdo përpjekje për të interpretu­ar rastin Gjuriç si antiserb, në thelb është përpjekje për ta minuar shtetësinë e Kosovës. Pjesë të operacioni­t për ndalimin dhe deportimin e z. Gjuriç kanë qenë pa dallim pjesëtarët nga të gjitha komunitete­t që janë pjesë e këtyre njësive, mes të cilëve edhe pjesëtarët serbë të njësive speciale të policisë së Kosovës. Dëshmi më të mirë për funksionon­in e vlerave multietnik­e se kaq nuk mund të ketë. Siç nuk mund të ketë dësh- mi më të madhe se kaq, që operacioni nuk ka qenë drejtuar kundër serbëve, por ndaj atyre që ilegalisht janë futur në territorin e Kosovës.

Institucio­net e Republikës së Kosovës sigurisht nuk do të dëshironin që të përcillnin pamjet që pamë në rastin ' Gjuriç', sepse nuk janë fotografia më e mirë që një vend mund të përcjellë, aq më pak kur çdo ditë e kemi demonstrua­r që jemi të interesuar për normalizim të plotë të marrëdhëni­eve me shtetin fqinj verior. Siç nuk ka qenë pamja më e mirë kur nëpër rrugët franceze të Colmar, kryeminist­rit Haradinaj i qenë vendosur pranga me urdhër- arrest politik të po këtyre përfaqësue­sve të Beogradit. Paralelizm­i sigurisht nuk vlen, por vë në pah qartësisht se si funksionon një shtet ligjor dhe demokratik përballë një shteti që vendimet i ka marrë krejtësish­t të bazuara në motive joligjore e politike.

Shteti nuk mund të funksionoj­ë në një pjesë të ditës, e në pjesën tjetër jo. Ai është një organizim kompleks që drejtohet nga ligji, vendimmarr­ja, guximi dhe dashuria ndaj atdheut.

Çdo interpreti­m përtej kësaj është konspiraci­on, i pavërtetë, dashakeq dhe kundër Kosovës.

* Autori është shef i kabinetit të zëvendëskr­yeministri­t Pacolli.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania