Gazeta Shqiptare

Dule: Të çlirohemi nga e shkuara, marrëveshj­a e 2009- ës, më e drejtë

Kreu i PBDNJ- së komenton negociatat Greqi- Shqipëri për detin

-

Kreu

i PBDNJ- së, Vangjel Dule në një intervistë për emisionin "Kjo Javë" në "News 24" komenton marrëveshj­en e re të detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshj­e nga e cila siç tha ai, përfitojnë të dyja shtetet. Dule u shpreh se duhet që mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk duhet të diskutohet më e shkuara, por të shihet nga e ardhmja. Dule u shpreh se ka deklaruar se marrëveshj­a detare e vitit 2009 ishte e drejtë. "Unë mbaj distancë nga zhvillimet politike në Greqi, pavarësish­t se kam shtetësi greke, jam hermetik ndaj zhvillimev­e atje. S'kam koment për deklaratat e zonjës Bakojanis dhe të zotit Kotzias, ato janë çështje të tyre të brendshme", u shpreh Dule. Sa u përket negociatav­e aktuale mes dy sh-

VIZITA E TSIPRAS

"Nuk ka rëndësi se kur vjen Tsipras, por ka rëndësi të themi se një vizitë e një kryeminist­ri grek vjen pas një periudhe të gjatë dhe kjo është diçka pozitive", vlerësoi dje kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule. Ndërkaq kryeminist­rit grek, sipas kryeminist­rit shqiptar Rama, pritet të vijë në verë.

teteve, Dule tha se "çdo gjë do ndjekë rrugën institucio­nale". Sa i përket transparen­cës së procesit, Dule u shpreh se "kreut të qeverisë i takon ta bëjë këtë ndaj kreut të opozitës dhe presi-

dentit". "Ne dëshirojmë që marrëdhëni­et me Greqinë të jenë siç e përshkrova më herët. Marrëdhëni­et janë të Shqipërisë nuk mund të jenë ekskluzivi­tet i një force politike. Zoti Rama kam përsh- typjen s'ia kishte idenë çfarë ishte e drejta ndërkombët­are e detit, e gjeti marrëveshj­en ' pre' të lehtë që të krijonte opozitë të kundërshto­nte opozitën për tradhti, por kjo arriti që kjo t'i shkaktojë edhe atij kosto", nënvizoi Dule. Në këtë proces, sipas Dules nuk ka fitues dhe humbës, fitojnë të dyja palët. "Duhet vullnet pozitiv mes dyja palëve. Nëse do të ishte implementu­ar marrëveshj­a e 2009- ës, që për mua mbetet e drejtë, ose sa më shpejt të vijë një marrëveshj­e si ajo e drejtë dhe e ndershme do hapë horizonte të reja si për njërën palë edhe për tjetrën. Që të dyja vendet të përdorin resurset në mënyrë të përbashkët. Duhet të çlirohemi, të shikojmë pak më gjerë. Nuk mund ta mbajmë vendin peng të gjykimeve dhe të mbetemi peng të atyre që na trashëgohe­n. Termi 12 milje nuk është falje, aty ku ka 12 milje, do ndahet 12 për njërin dhe 12 për tjetrin. Nuk mbahet peng opinioni me përralla të kësaj natyre. Kemi potenciale të jemi një vend i integruar. Të konceptojm­ë çështjet në mënyrë europiane", u shpreh Dule. "Si opozitë do të koordinojm­ë më mirë se deri më sot edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Bashkëpuni­m ka pasur edhe deri më tani, por do të jetë në mënyrë më të strukturua­r. Sikurse do të rritet bashkëpuni­mi edhe në këshillat bashkiakë, madje edhe midis strukturav­e partiake në nivel vendor", u shpreh kreu i grupit parlamenta­r të PD- së, Edmond Spaho.

 ??  ?? Kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule
Kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania