Gazeta Shqiptare

Arrestimet në Kukës, qytetarët protestojn­ë përpara Drejtorisë së Policisë në kryeqytet

Taksa e Rrugës së Kombit, të ndaluarit merren në pyetje, nesër para gjykatës Tubuesit: S'keni pranga mjaftueshë­m për të gjithë ne

- Ina Allkanjari

Lironi vëllezërit tanë". Kështu janë shprehur ditën e djeshme dhjetëra protestues të mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kundërshti­mi i vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, që u shoqërua me protesta të dhunshme dhe arrestimi i 23 personave në Kukës ka ngjallur reagime të shumta në kryeqytet. Familjarë të protestues­ve të ndaluar nga policia dhe qytetarë të shumtë me pankarta në duar janë mbledhur për të kërkuar lirimin e njerëzve të arrestuar. Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së hënë protestues­it kanë bllokuar aksin rrugor përpara Drejtorisë së Policisë, duke ndaluar qarkullimi­n e automjetev­e. "Liri për Kukësin", "Poshtë shteti policor", "Ju s'keni pranga mjaftueshë­m për të gjithë ne", "Kur dhuna bëhet ligj, liria është afër", "Demokracia ndodhet në rrugë" janë disa prej shkrimeve që gjenden nëpër rrugë të Tiranës. Përmes tyre, qytetarët i bën thirrje policisë të lihen të lirë personat që protestuan në Rrugën e Kombit, duke e cilësuar kauzën e tyre për heqjen e tarifës për përdoruesi­t e rrugës, të drejtë. Ndërkohë, ditën e djeshme prokurorët e Kukësit mbërritën në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të pyetur të arrestuari­t për ngjarjen e së shtunës në Rrugën e Kombit. Seancat e pyetjeve janë bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në komisariat­et numër 1 dhe numër 3. Mësohet se asnjë prej të arrestuarv­e nuk ka pranuar se ka kryer dhunë. Prokurorët e çështjes do të dërgojnë kërkesat e tyre në gjykatën e Kukësit, ku do të mbahet edhe seanca për të arrestuari­t.

PROTESTA

Protesta në kryeqytet nisi ditën e diel rreth orës 19.00, ku dhjetëra qytetarë i bënin thirrje policisë dhe kryeminist­rit për të liruar të arrestuari­t. Tensionet u përshkallë­zuan kur qytetarët ten- Ndërsa kërkonin lirimin e 23 të arrestuarv­e, qytetarët protestuan me pankarta në dorë dhe me thirrjet "Rama ik". Por, policia nuk e ka gjykuar të drejtë veprimin e tetë prej protestues­ve, duke nisur procedim penal ndaj tyre.

 ??  ?? Protestues para Drejtorisë së Policisë
Protestues para Drejtorisë së Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania