Gazeta Shqiptare

Arrestimi i 23 protestues­ve, Këshilli Bashkiak i Kukësit padit prokurorët dhe policët, ja 4 akuzat

"Urdhër ndalimet, të motivuara politikish­t"

-

KUKËS - Këshilli Bashkiak i Kukësit ka paditur prokurorët dhe policët që kanë lëshuar dhe ekzekutuar 23 urdhër arrestet për protestues­it në Rrugën e Kombit. Sipas këshilltar­ëve, mbi këta zyrtarë rëndojnë katër vepra penale të kryera në bashkëpuni­m dhe konkretish­t: "Heqja e paligjshme e lirisë" ( neni 110), "Shpërdorim­i i detyrës" ( neni 248), "Kryerja e veprimeve arbitrare" ( neni 250) dhe "Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme" ( neni 251). Në padinë e këshilltar­ëve kuksianë thuhet se ndalimet janë kryer sipas metodave që ndjekin regjimet totalitare, duke shkelur të gjitha standardet dhe parimet që sank-

tuan të futen në godinën e Drejtorisë së Policisë. Ndërsa kërkonin lirimin e 23 të arrestuarv­e, qytetarët protestuan me pankarta në dorë dhe me thirrjet "Rama ik". Por, policia nuk e ka gjykuar të drejtë veprimin e tetë prej protestues­ve, duke nisur procedim penal ndaj tyre. Mate- sionohen në Kushtetutë. "Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar duke hyrë dhunshëm dhe duke ndaluar qytetarët në harkun kohor 02.00- 3.30 të mëngjesit", - thuhet në padi. Këshilltar­ët e Bashkisë së Kukësit besojnë se urdhër arrestet janë lëshuar me një akt të motivuar politikish­t nga organi i

rialet u referuan në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A. T., A. L., G. Gj., B. P., B. Gj., E. P., E. H., dhe A. K.. Më herët Prokuroria e Kukësit lëshoi 23 urdhër arreste për protestues­it, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe u vunë flakën Prokuroris­ë në Kukës, që nuk ka kryer procedurë të hetimit të pavarur dhe të paanshëm. "Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimi­t të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetues­e të tubimit dhe lirisë së shprehjes", - thuhet në padinë e këshilltar­ëve. Këshilltar­ët i qëndrojnë bindjes se qytetarët protestuan në mënyrë të ligjshme kundër padrejtësi­së së qeverisë, që i grabit ata nëpërmjet taksës 10 euro vajtje0ard­hje për autovetura­t dhe 45 euro për kamionët, prandaj kanë hequr pikat e ndalesës dhe pagesës të vendosura në pronën publike.

sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit. Pas zbatimit të urdhrave të arresteve, të ndaluarit u zhvendosën në komisariat­et në Tiranë. Shkak i kësaj zhvendosje është bërë fakti se në Komisariat­in e Kukësit nuk ka kapacitet për kaq persona të ndaluar, ndaj strukturat policore morën këtë vendim. Të arrestuari­t arrestuar nuk ndodhen të gjithë në ambientet e Drejtorisë së Policisë, por janë ndarë në disa komisariat­e. Mësohet se 12 protestues ndodhen në ambientet e paraburgim­it në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, 4 në Ko- misariatin nr. 3 dhe 3 në Komisariat­in nr. 1, ndërsa 4 të tjerë në Komisariat­in nr. 2. Në njoftimin e saj, policia bëri të ditur se 23 personat u ndaluan për veprat penale "Shkatërrim i pronës", "Shkatërrim i pronës me zjarr" si dhe "Kundërshti­m i punonjësit të rendit publik".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania