Gazeta Shqiptare

Mori pjesë në protestë, procedohet penalisht avokati

"Kundërshto­j tarifën në Rrugën e Kombit, rroga mesatare e shqiptarëv­e është 250 mijë lekë në muaj" Adriatik Lapaj: Po ushtrohet presion ndaj fjalës së lirë, shkelësit s'jemi ne

- Ina Allkanjari

Protesta për taksën e Rrugës së Kombit u zhvendos dy ditë më parë në kryeqytet, kjo pas transferim­it të 23 të arrestuarv­e në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Me pretendimi­n se kanë tubuar në mënyrë të paligjshme, ditën e djeshme ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 8 qytetarë të tjerë, të cilët ishin pjesëmarrë­s në protestën e organizuar në kryeqytet. Një ndër personat e proceduar është avokati Adriatik Lapaj. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", avokati shprehet i revoltuar pasi sipas tij, në këtë protestë janë shkelur të drejtat e njeriu. "Konform të drejtave të mia kushtetues­e, siç është liria për t'u shprehur, liria për të tubuar, kam mbajtur fjalën time në protestë, këtë të drejtë për çfarëdo lloj kostoje nuk do na e heqin dot", tregon Adriatik Lapaj.

Avokat, ju jeni një ndër personat që po procedohen­i penalisht në gjendje të lirë, për shkak të pjesëmarrj­es në protestë. Mund të na thoni si u bëtë pjesë e tubimit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës?

Siç është në dijeni i gjithë publiku, edhe unë u njoftova përmes medias për ekzis- tencën e problemati­kës, pra që janë arrestuar banorë të Kukësit, sepse kanë kundërshtu­ar taksën e Rrugës së Kombit. Jam bashkuar si qytetar përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë, bashkë me familjarët dhe të afërm të shumtë të personave të arrestuar.

Çfarë ndodhi gjatë protestës dhe përse nisi procedimi ndaj jush?

Aty, konform të drejtave të mia kushtetues­e, siç është liria për t'u shprehur, liria për të tubuar, kam mbajtur fjalën time dhe kam shprehur qëndrimin tim. Problemi është që kur njerëzit duan të flasin u thonë pse flisni, kur njerëzit fillojnë dhe nxehen dhe marrin gurët e thyejnë, i thonë pse thyeni, duhet të flisni që t'ju dëgjojmë. Në këtë rast unë fola si qytetar,

Studiuesja dhe peda gogia amerikane Lory Amy është ndaluar gjatë ditës së djeshme nga policia e Tiranës në zonën e "Myslym Shyrit". Amy u ka kërkuar punonjësve të policisë që të mos lejojnë kalimin e automjetev­e në një kohë ku familjarët e të arrestuarv­e në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Studiuesja ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit, policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik. Zonja Amy është afruar tek policët duke u kërkuar që t'i orientojnë makinat që në hyrje të rrugës e të mos i lejojnë të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar. as theva, as dogja asnjë gjë. Këta mendojnë se duhet të na heqin edhe të drejtën e fjalës, por këtë të drejtë për çfarëdo lloj kostoje nuk do na e heqin dot, kjo është e sigurt.

Keni protestuar herë tjetër, apo ishte hera e parë?

Unë nuk kam asnjë problem, le të më procedojnë, është hera e dytë që e bëjnë brenda muajit për një rast të ngjashëm, ku unë kam mbajtur dhe kam thënë qëndrimin tim si qytetar në një protestë tjetër.

Cili është reagimi juaj në lidhje me rastin e fundit dhe a mendoni se keni shkelur ligjin?

Unë e konsideroj mjet të hapur presioni ndaj fjalës së lirë. Për sa kohë një qytetar nuk thyen, nuk djeg dhe nuk bën asnjë veprim që cenon rendin apo sigurinë publike, këto kthehen në mjete diktatoria­le për të kufizuar lirinë e shprehjes, të cilat unë i refuzoj me të gjithë fuqinë time edhe nuk i nënshtrohe­m, nuk i pranoj. Unë pranoj Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë, që më jep të drejtën për të folur dhe për të thënë lirshëm mendimin tim. Ata që thonë nuk do e shprehësh lirshëm mendimin tënd, janë shkelës të plotë të Kushtetutë­s. Ata mund ta përdorin edhe policinë, edhe prokurorin­ë, por kjo nuk u jep të drejtë, nuk do të thotë që kanë të drejtë.

Sipas jush, kush janë dhunuesit apo shkelësit e ligjit?

Formë dhune është edhe kjo që po më ndodh mua dhe kolegëve të mi, pra të më imponosh që mos të them atë që mendoj. Nëse dhunë është thyerja dhe djegia e sporteleve në Kukës, dhunë është nga ana tjetër edhe fakti që qeveria i ka bërë pa i pyetur ato kabina, pa i marrë mendimin, akoma më shumë dhunë është të më detyrosh mua të mos them atë që mendoj. Se nëse qeveria e ka policinë dhe prokurorin­ë për të proceduar qytetarët kur pretendon se qytetarët ushtrojnë dhunë, po unë si qytetar kë kam kur mendoj se ushtrohet dhunë ndaj meje? Në këtë kuptim po keqpërdore­n forcat e Policisë së Shtetit, ky është një lajm shumë i keq, sepse dhunë nuk është vetëm kur përdoren shkopinjtë dhe gurët, dhunë është edhe kur i ushtron trysni një personi duke e kërcënuar për të mos thënë atë që mendon dhe duke e kërcënuar për ta ndjekur penalisht dhe për ta arrestuar ose dënuar.

Ju personalis­ht jeni pro apo kundër taksës në Rrugën e Kombit, apo thjesht u solidarizu­at me banorët e varfër të zonës së Kukësit?

Jam bërë pjesë e protestës sepse besoj që qytetarëve shqiptarë po i bëhet një padrejtës. Çdo veprim i cili kryhet nën arrogancën e përdorimit të dhunës është i palegjitim­uar për mendimin tim. Qeveria është zgjedhur për të marrë masa, për të marr vendime, por para se të marrë vendimet, duhet të dëgjojë grupet e interesit, duhet të konsultohe­t, duhet të përcaktojë ekspertë vendës që njohin realitetin për të përcaktuar vlerat dhe duhet t'u japë shpjegime qytetarëve dhe kryesorja t'i bindë përse vendoset një shumë e tillë. Për sa kohë të gjitha këto nuk bëhen dhe u thuhet qytetarëve që në vazhdimësi do paguani këtë shumë, kjo nuk është normale, është joligjore dhe duhet të përballet me refuzimet e qytetarëve. Unë jam kundra asaj tarife, sepse banorët e Shqipërisë e kanë rrogën mesatare 250 mijë lekë të vjetra në muaj dhe nuk mund të paguajnë 250 mijë lekë kalim rruge në muaj. Po shkelet e drejta e njeriut dhe ndjekja penalisht e 8 aktivistëv­e sot është edhe më e rëndë se vendimi i marrë.

 ??  ??
 ??  ?? Avokati Adriatik Lapaj
Avokati Adriatik Lapaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania