Gazeta Shqiptare

Protesta, Kryemadhi thirrje Kuvendit: Përjashton­i Edi Ramën

Kryetarja e LSI, apel shqiptarëv­e: Filloni mosbindjen civile, i thoni ' ik' Ramës "Të heqim dorën e kryeminist­rit nga xhepi i qytetarëve"

- Valentina Madani

LSI do t'i kërkojë Kuv endit përjashtim­in e kryeminist­rit Edi Rama nga parlamenti, duke e cilësuar qëndrimin e tij ndaj protestues­ve për taksën në Rrugën e Kombit si antikombët­are. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mblodhi dje grupin parlamenta­r, pas së cilit deklaroi se partia e saj është në krah të qytetarëve, që sipas saj, protestojn­ë kundër zhvatjes që po u bën qeveria. Kryemadhi teksa dënoi gjuhën e përdorur nga kryeminist­ri ndaj kosovarëve, njoftoi se do të kërkojë nga Kuvendi përjashtim­in e tij. Kryemadhi akuzoi se Edi Rama dhe oborri i tij arrogant, të mbyllur në kullat e oligarkëve nuk e kuptojnë që sot shqiptarët janë ngritur kundër një regjimi skllavërue­s, që me krimin dhe bandat që i sollën në pushtet po i rrëmbejnë dhe dinjitetin shqiptarëv­e. Sipas Kryemadhit, fjala e tij përpara shqiptarëv­e ishte një fyerje që u bëhet jo vetëm banorëve të varfër të Kukësit dhe zonave përreth, por edhe një shprehje e qartë e antikombët­arizmit që i trajton kosovarët si klientë të pazareve të oligarkëve të tij. "Në zbatim të rregullore­s së Kuvendit, ne do të kërkojmë përjashtim­in e kryeminist­rit nga parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara dhe të papreceden­ta për një kryetar qeverie. Qëndrimi ynë ndaj parlamenti­t do të jetë vendimmarr­je politike në funksion të mënyrës se si kryeminist­ri do të sillet ndaj kërkesave të qytetarëve të Kukësit dhe zonave përreth, që kërkojnë të drejtën e tyre. I bëjmë thirrje policisë dhe prokuroris­ë të jenë të kujdesshme me veprimet e tyre", theksoi kryetarja e LSI. Zj. Kryemadhi ftoi prokurorin­ë të zbatojë me korrektesë ligjin dhe të hetojë me paanësi dhe e pandikuar nga presioni i kryeminist­rit ngjarjen dhe të mos marrë në mbrojtje provokator­ët dhe iniciatorë­t e dhunës të dërguar nga Edi Rama, por të hetojë edhe kontratën dhe të gjithë procesin e lidhjes së kontratës së koncesioni­t. "Çdo keqpërdori­m politik do "Në zbatim të rregullore­s së Kuvendit, ne do të kërkojmë përjashtim­in e kryeminist­rit nga parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara dhe të papreceden­ta për një kryetar qeverie. Qëndrimi ynë ndaj parlamenti­t do të jetë vendimmarr­je politike në funksion të mënyrës se si kryeminist­ri do të sillet ndaj kërkesave të qytetarëve", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Shkodër gjatë ceremonisë përkujtimo­re të 2 prillit
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Shkodër gjatë ceremonisë përkujtimo­re të 2 prillit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania