Gazeta Shqiptare

Opozita e bashkuar, Basha: Mosbindje civile me çdo formë

Skenari për rrëzimin e qeverisë, nga bllokimi i rrugëve te mospagesa e taksave Berisha: Protesta të përditshme sa herë të duam

-

Nuk do të ketë bojkot të Kuvendit, por mosbindje civile që nis nga bllokimi i rrugëve, deri tek mospagesa e taksave. Opozita e bashkuar vendosi mbrëmë të jetë përkrah qytetarëve për mosbindje civile, duke nisur që sot me protestat në sallën e gjyqit të të arrestuarv­e në Rrugën e Kombit. Pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamenta­re PD- LSI dhe krerët e degëve të dy partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi njoftuan se brenda kësaj jave nis mosbindja civile dhe protesta masive në të gjithë vendin. Basha dhe Kryemadhi u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format. Sipas kreut të PD, vendi qeveriset nga një bandë që grabit, vjedh, plaçkit shqiptarët, duke shtuar se këtë e tregoi qartë Kukësi. Lulzim Basha u bëri thirrje demokratëv­e për mosbindje civile, duke u kërkuar të bllokojnë rrugët, të mos paguajnë taksat e rritura, taksën e pronës, të Rrugës së Kombit, të ujit dhe dritave. "Hapësira e vetme për t'u qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare. Me refuzimin jo vetëm të takës së Rrugës së Kombit, por çdo takse tjetër që ka rritur Rama dhe me të gjitha hapat format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike. Ne këtë nuk do ta pranojmë, ndaj ky është një vendim unanim i opozitës, e cila nis që sonte organizimi­n për të bërë realitet mosbindjen qytetare, duke nisur nga mospagesa e taksave të rritura. Ne do të ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktiviteti­t opozitar, ashtu siç e gjykojmë të përshtatsh­me për të arritur qëllimin. Të gjitha format dhe mënyrat", theksoi z. Basha. Gjatë mbledhjes së përbashkët reagoi edhe ish- kreu i PD- së, Berisha. Teksa e cilësoi kryeminist­rin Rama "barbar të vërtetë", Berisha tha se protestat do të vijojnë deri në përmbysjen e kësaj qeverie dhe ato duhet të jenë të përditshme. "Ditë për ditë ku të na teket, ku të vendosim, ku të duam, t'i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që do drejtojë mosbindjen civile gjer në përmbysjen e tij. Mirënjohje të thellë lumianëve që bënë një shkundje, një tërmet, në vetëdijen tonë për t'u ngritur gjer në ditën e fitores. Lëvizjet e mëdha fillojnë kur s'e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë që nuk ka lënë asgjë pa përdorur, në Kryesia e PD- së përjashtoi dje bojkotin e Kuvendit, teksa u vendos organizimi i protestave mbarëpopul­lore kundër qeverisë. Sipas opozitës, protestat do të thërriten kundër taksave, kundër grabitjes së shqiptarëv­e, kundër sundimit nga krimi. Sipas PD- së, zgjidhja nuk vjen vetëm nga kërkesat ekonomike, do të kërkohet edhe zgjidhje politike përmes një oferte të re për qytetarët.

radhë të parë kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largohemi deri në përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shumë apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shumë. Kjo është mosbindje me vendosmëri­në që ta nisim dhe nuk kthehemi më", tha

z. Berisha. Mbledhjes i janë bashkuar edhe krerët e degëve të PD dhe LSI. Më herët kreu i PD- së paralajmër­oi nga Shkodra kryeminist­rin Rama se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë. "Ky është muaji kur maska e Edi Ramës ka rënë para çdo shqiptari,

taksa e Rrugës së Kombit, TVSH- ja për bizneset e vogla, taksa e rritur e banesave, faturat e rritura të ujit dhe të dritave, përjashtim­i i mijëra familjeve nga ndihma ekonomike janë aktet e fundit të një grabitqari dhe mashtruesi që pasi e vjedh, e përbuz dhe tallet me popullin e "Vendimin duhet ta vëmë menjëherë në zbatim. Mos paguani taksat! Në këtë situatë ku Rama e ka futur vendin, ne nuk ndjekim interesin tonë vetjak, por duhet të jemi në krah të qytetarëve. Të vendosim cilat janë hapat e para, duke nisur me praninë masive të opozitës në sallën e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile. Ne nuk çojmë kërkesë për leje në polici. Do ta kërkojmë kur të jetë Olsi Rama, Agron Xhafaj, Tahiri", tha z. Basha.

tij. Por unë i them sot nga Shkodra se i ka bërë hesapet gabim. I them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndalur derisa tirania e krimit të rrëzohet", tha Basha, duke folur në ceremoninë përkujtimo­re të 4 heronjve të 2 Prillit në Shkodër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania