Gazeta Shqiptare

Rruga e Kombit, Dhomat e Tregtisë: Tarifa, sipas standardev­e ndërkombët­are

Biznesi shqiptar solidarizo­het me koncesiona­rin e Rrugës së Kukësit, dënojnë aktet vandale Jaka: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, por sipërmarrë­s

- Ornela Manjani

Biznesi shqiptar soli darizohet me konce sionarin e Rrugës së Kombit duke dalë kundër dhunës së ushtruar në protestën e së shtunës. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka u shpreh se në Shqipëri nuk ka oligarkë, por sipërmarrë­s që kanë punuar pavarësish­t klasës politike. Sipas tij protesta ishte prezantimi më negativ i Shqipërisë, i cili do të ndikojë te investimet e huaja. Gjatë fjalës së tij, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka theksoi se dënojnë çdo akt dhune ndaj sipërmarrj­es. "Do kërkojmë një dialog më të drejtë. Sot jemi në këtë reagim, jo në kushtet e negocimit të kontratës. Sot ne si forum dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërrua­r një pasuri private. Secili prej nesh i bie ta braktisë këtë vend. Ne duhet të krijojmë optimizmin. Nëse do dalim të kundërshto­jmë pa bërë analizë, atëherë eja e bëjmë. Por duhet të analizojmë. Rruga e Kombit është një procedurë 10 vjeçare e dështuar. Duhet të bëjmë analizat e sipërmarrë­sit investues. E dënojmë rëndë vandalizmi­n dhe mbështesim qytetarët. Por duhet të jemi së pari, qytetarë, tha Jaka. Ndërkohë, kreu i "Biznes Albania", Luan Bregasi theksoi se shqiptarët nuk janë mësuar që të paguajnë taksa për rrugën. "Jemi vend që nuk jemi mësuar të paguajmë taksën e rrugës. Ende nuk e dimë nëse është e ulët apo lartë, për shkak edhe të traditës së vendit. Në gjykimin e parë duhet të kishte më transparen­cë. Rruga e Kombit është arterie kryesore",- tha Bregasi.

DEKLARATAT

"Mendoj që ka ardhur momenti që ne të heqim dorë nga sloganet që nuk i shërbejnë as ndërmarrje­s dhe as qytetarëve. Sot nuk ka oligarkë, por janë sipërmarrë­s që kanë qenë edhe në kohën e një klase politike dhe në kohën e një klase politike tjetër"- tha Jaka. Asnjërit prej nesh nuk i vjen mirë të trajtohet si oligark. Asnjë sipërmarrë­s nuk është oligark, por është një sipërmarrë­s që ka një kontratë, është një sipërmarrë­s që investon në Shqipëri. Nëse neve kalojmë në slogane që nuk i shërbejnë stabilitet­it dhe qëndrueshm­ërisë, nuk i shërbejnë investimit, ekonomisë, atëherë çfarë sinjali? Ku është sinjali që transmetoh­et sot tek qytetari, tek investitor­ët e huaj? Në lidhje me ndikimin që do të ketë vendosja e tarifës në tregtinë me Kosovën kreu i Dhomës së Tregtisë u shpreh se janë në diskutime me koncesiona­rin për të ulur tarifat për ata që e frekuentoj­në më shpesh këtë rrugë. "Kur kemi një frekuencë të shpeshtë të kompanive, të cilat kanë produktin e qarkullimi­t tregtar të tyre, do të jetë favorizim dhe ulje Jemi vend që nuk jemi mësuar të paguajmë taksën e rrugës. Ende nuk e dimë nëse është e ulët apo lartë, për shkak edhe të traditës së vendit. Në gjykimin e parë duhet të kishte më transparen­cë. Rruga e Kombit është arterie kryesore.

e ndjeshme e pagesës së taksës",- tha Jaka. Ines Mucostepa u shpreh se dëmi nga protesta është rreth 7 mln euro ndërkohë që investimi i bërë deri më tani arrin në 15 mln euro në total. "Dënojmë rëndë çdo akt vandal dhe të paligjshëm ndaj sipërmarrj­es private shqiptare."- Ines Mucostepa. Farruk Kaba njohës i mirë i infrastruk­turës në vend tha se për banorët e Kukësit ka alternativ­e për të kaluar dhe koncesioni është i domosdoshë­m në një kohë që mirëmbajtj­a llogaritet të arrijë deri në 260 mln euro. "Nuk është e vërtetë se nuk ka rrugë alternativ­e. Nga kthesa e ' Shën Mërisë', që vjen nga Morina janë 40 km. Atje mund të kalohet tek rruga e vjetër e deri në Rreps mund të përdoret përsëri kjo autostradë",- Farruk Kaba. Pagesa e kalimit në Rrugën e Kombit nisi disa ditë më parë, ndërkohë që tarifa për këtë rrugë u vendos pasi buxheti i shtetit e ka të pamundur që të sigurojë mirëmbajtj­en e autostradë­s.

 ??  ?? Përfaqësue­sit Dhomave të Tregtisë
Përfaqësue­sit Dhomave të Tregtisë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania