Gazeta Shqiptare

Majko në Turqi, bashkëpuni­m për problemati­kat e diasporës

Ministri i Shtetit për Diasporën, takime me parlamenta­rët turq

-

E DREJTA E VOTËS

Në takimet e ministrit në Turqi u fol gjithashtu për përpjekjet që po bëhen për t'u garantuar emigrantëv­e të drejtën e votës, me zyrtarin turk që informoi ministrin lidhur me eksperienc­ën e Turqisë. Autoritete­t turke, sipas tij, janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë për të kthyer në realitet këtë ambicie. faqësuesit e Grupit Parlamenta­r të Miqësisë për progresin e shënuar deri më tani, në përpjekje për ndërtimin e strukturav­e mbështetës­e për shqiptarët e diasporës. Ndërkaq, në takimin e zhvilluar në Institutin e Diasporës në Ankara, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, mori garancinë për përkushtim­in e veçantë të autoritete­ve turke lidhur me diasporën shqiptare atje. Drejtori i këtij instituti, z. Mehmet Köse, u shpreh i nderuar nga vizita e z. Majko në Turqi dhe theksoi nevojën e bashkëpuni­mit me autoritete­t shqiptare për problemati­ka të diasporës. "Bashkëpuni­mi në këtë fushë është jetësor, veçanërish­t për një komunitet të madh e të rëndësishë­m si ai shqiptar në Turqi", u shpreh drejtori i institutit që ofron bursa të niveleve të ndryshme për studentët shqiptarë. "Po humbe gjuhën, ke humbur një pjesë të identiteti­t dhe për këtë arsye, ne kemi mbledhur specialist­ë të fushave të ndryshme në këtë institut", vijoi zyrtari turk. Ai tha se po punohet për krijimin e infrastruk­turës së nevojshme që do të ndihmojë në krijimin e një sistemi dygjuhësor. Ministri nga ana e tij shprehu falën- derimet për mbështetje­n që Turqia u ka ofruar emigrantëv­e shqiptarë. Ai informoi të pranishmit mbi progresin e shënuar sa u përket përpjekjev­e për të institucio­nalizuar marrëdhëni­et e shtetit shqiptar me diasporën. Z. Majko e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpuni­mit për projekte të përbashkët­a.

 ??  ?? Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me drejtorin Mehmet Köse
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me drejtorin Mehmet Köse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania