Gazeta Shqiptare

Viktimat e komunizmit, zbardhet shkresa e PD- së për Gramoz Ruçin

9 deputetët që u tërhoqën nga nisma për 26 shkurtin si "Dita e Kujtesës" Në fuqi mbetet 20 shkurti, rrëzimi i bustit të diktatorit

-

Një grup prej nëntë de putetësh të Partisë Demokratik­e kanë depozituar që në mars një kërkesë për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare. Në kërkesën e tyre, e cila zbardhet sot nga "Gazeta Shqiptare", ata kërkonin që data 26 shkurt të shpallej ditë përkujtimo­re "Dita e Kujtesës së Viktimave të Regjimit Komunist". 9 deputetët demokratë: Jorida Tabaku, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Flamur Noka, Ervin Salianji, Grida Duma, Bardh Spahia, Edi Paloka dhe Genc Pollo kërkuan të bëjnë një shtesë në projektlig­jin "Për festat zyrtare e ditët përkujtimo­re", të ndryshuar. Në relacionin që shoqëronte kërkesën e tyre, thuhej se regjimi komunist në Shqipëri shkaktoi mijëra viktima të pafajshme. "Shqipëria u shndërrua në një burg të madh. Të dhënat paraprake mbi burgimet, pushkatime­t dhe internimet, të nxjerra nga arkiva e Institutit Shtetëror të Integrimit të të Përndjekur Politikë, tregojnë se: 1. Të ekzekutuar janë 6.023 vetë; 2. Të vdekur në burg 1.065 vetë; 3. Të burgosur 17.300 vetë; 4. Të sëmurë mendorë të motivuar politikish­t 900 vetë; 5. Të internuar 180.000 vetë; 6. Të vdekur në internim 9.000 vetë. Po t'u shtojmë këtyre shifrave edhe numrin e fëmijëve të internuar nën 14 vjeç, që nuk janë regjistrua­r dhe përfshirë në këto lista në kampet e internimev­e, atëherë rezulton se numri i përgjithsh­ëm i atyre që kanë pësuar drejtpërdr­ejt persekutim­in arrin mbi 300.000. Duke marrë parasysh se gati 70% e tyre i përkasin periudhës deri në vitin 1954, kur popullsia e vendit ishte afërsisht 1.000.000 njerëz, rezulton se 1/ 3 e asaj popullsie është dënuar e persekutua­r direkt në burgje e kampe internimi", thuhet në relacion. Më tej, nëntë deputetët e djathtë thonë se rënia e regjimit komunist nuk u pasua me një hetim dhe ndëshkim ligjor të krimeve dhe të kriminelëv­e e se persekutor­ët nuk u përballën me drejtësinë, nuk u kërkua falje viktimave të gjenocidit komunist. Ata japin 9 arsye se përse duhet fiksuar data 26 shkurt si dita përkujtimo­re e viktimave të komunizmit. "Rrjedhimis­ht edhe njohja dhe denoncimi i krimeve të komunizmit, ndërgjegjë­simi i opinionit publik shqiptar, sidomos i brezit të ri për atë tragjedi kombëtare me pasoja të rënda, ishte dhe është fare i dobët, ndërkohë që propaganda komuniste që ende vazhdon në politikë, mediat, botimet, tekstet shkollore, filmat e periudhës së socializmi­t etj., bën punën e vet për motivimin e krimeve, madje edhe mitizimin e bëmave të komunizmit. Ndërkohë, shteti demokratik nuk e ka kryer rolin e tij në këtë drejtim", thuhet më tej. Deputetët e djathtë thonë se është shumë e dobishme edhe kujtesa duke propozuar edhe ngritjen e memorialëv­e, ngritjen e obeliskut të viktimave dhe të krimeve të komunizmit", kthimin në muze të burgjeve dhe kampeve të përqendrim­it, si burgu i Spaçit apo të kampit të internimit të Tepelenës.

 ??  ?? Faksimile e faqes zyrtare të Kuvendit
Faksimile e faqes zyrtare të Kuvendit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania