Gazeta Shqiptare

Vret shokun me thikë në zemër pas sherrit në lokal, kapet 27- vjeçari

Autori në polici: S'e di çfarë ndodhi. Nëse shoku im ka vdekur, nuk e dua më jetën" Dy të rinjtë pinë alkool për orë të tëra

-

Një 28- vjeçar nga Shko dra është vrarë me thikë në zemër nga shoku i tij. Dy të rinjtë, pasi kanë pirë për orë të tëra në një lokal, janë konfliktua­r me njëri me tjetrin, ndërsa sherri ka degjenerua­r deri në përdorimin e armës së ftohtë. Për pasojë, Kolë Fermosi është plagosur rëndë, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Hot i Ri. Pas sinjalizim­it për ekzekutimi­n e 28- vjeçarit, blutë kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe kanë vënë në pranga autorin e krimit, Kristian Shkambi. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se nuk e di se çfarë e si ka ndodhur dhe se është shumë i tronditur.

VRASJA

Sipas burimeve policore, mbrëmjen e së dielës, Kolë Fermosi dhe 27- vjeçari Kristian Shkambi kanë qenë duke pirë së bashku në lokalin e fshatit. Mësohet se dy të rinjtë nuk kanë qenë të shoqëruar me persona të tjerë në tavolinë. Në mesnatë, ata kanë filluar të debatojnë dhe të shahen me njëri- tjetrin nën efektin e alkoolit, gjë e cila u ka bërë përshtypje klientëve të tjerë të lokalit, duke pasur parasysh faktin se ata ishin shokë. Rreth orës 00: 30 të ditës së djeshme ata kanë dalë nga lokali dhe fillimisht janë ndarë me njëri- tjetrin duke u nisur për në banesat e tyre, që ndodhen jo shumë larg vendit të ngjarjes. Burimet e mësipërme pohuan se 27- vjeçari Shkambi është larguar për në shtëpi, por në pak minuta është rikthyer dhe është takuar përsëri me shokun e tij, me të cilin kishte qëndruar për disa orë. Mes tyre ka vijuar debati dhe pasi janë sharë me njëritjetr­in, Kristian Shkambi ka nxjerrë një thikë që e mbante me vete dhe e ka goditur në zemër Kolë Fermosin, duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë i riu është dërguar në spitalin e Shkodrës, por pavarësish­t ndihmës së shpejtë të dhënë nga mjekët, ai nuk ka arritur që "Unë nuk e dua jetën nëse shoku im ka vdekur. As vetë nuk e di se si ka ndodhur dhe se çfarë ndodhi. Jam i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Nuk kam dashur kurrë që ta vras shokun tim, por ishim të dy të pirë dhe debatuam me njëri- tjetrin. Nuk kam qenë në një gjendje normale dhe për shkak të gjendjes së dehur u ngatërruam bashkë. Shumë gjëra nuk i mbaj mend", është shprehur në polici 27- vjeçari Kristian Shkambi.

t'i bëjë ballë plagës së rëndë. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarj­e dhe fillimisht ka bërë rrethimin e zonës dhe më pas ka kryer veprimet e para hetimore. Blutë janë vënë në ndjekje të autorit të krimit Kristian Shkambi. Mësohet se ai u arrestua pak minuta pas vrasjes tek disa të afërm të tij ( jo shumë larg nga vendi i ngjarjes). Në momentin që ka mbërritur policia, agresori nuk ka bërë asnjë lloj rezistence.

DËSHMIA E VRASËSIT

Pak orë pas ngjarjes, 27vjeçari Kristian Shkambi, pasi është kthjelluar duke qenë se ndodhej nën efektin e alkoolit është penduar për çfarë ka bërë. Burime pranë policisë pohuan se Shkambi ka shfaqur pendesë për vrasjen e shokut të tij, Kolë Fermosi. "Unë nuk e dua jetën nëse shoku im ka vdekur. As vetë nuk e di se si ka ndodhur dhe se çfarë ndodhi. Jam i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Nuk kam dashur kurrë që ta vras shokun tim, por ishim të dy të pirë dhe debatuam me njëri- tjetrin. Nuk kam qenë në një gjendje normale dhe për shkak të gjendjes së dehur u ngatërruam bashkë. Shumë gjëra nuk i mbaj mend. Tani që ka vdekur shoku im, unë nuk e dua jetën dhe jam tejet i penduar për çfarë kam bërë. Ende nuk më besohet dhe më vjen shumë keq. Nuk duhej të ndodhte kurrë", ka thënë Kristian Shkambi.

 ??  ?? 27- vjeçari i arrestuar, Kristian Shkambi
27- vjeçari i arrestuar, Kristian Shkambi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania