Gazeta Shqiptare

Amerikanët mbërrijnë në Shqipëri, nisin hetimet për "trurin" e ISIS, Mirsad Kandiç

Kosovari e quante veten "bosi i kufirit"

-

TIRANË - Autoritete­t amerikanë vijnë në Shqipëri për të hetuar. Bëhet fjalë për kosovarin Mirsad Kandiç. Gjykata për Krimet e Rënda i ka dhënë dritë jeshile një letërporos­ie të dërguar nga autoritete­t amerikane të drejtësisë për llogari të një procedimi penal kundër një të dyshuari për "terrorizëm". Përmes saj, Departamen­ti i Drejtësisë në SHBA i kërkon palës shqiptare kryerjen e disa veprimeve hetimore në vendin tonë për çështjen penale të regjistrua­r në Nju Jork ndaj kosovarit Mirsad Kandiç. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë anëtar i ISIS, të ketë propagandu­ar për Shtetin Islamik, si edhe të ketë ndihmuar në rekrutimin e mijëra personave. Kandiç u arrestua në Bosnjë, në tetor të 2017- ës, nga ku u ekstradua drejt SHBA. Mëso- het se ai e quante veten "bosi i kufirit", midis Sirisë dhe Turqisë. Autoritete­t amerikane e përshkruaj­në atë si një nga ushtarët më të pamëshirsh­ëm të Shtetit Islamik. Kandiç kishte 10 identitete të ndryshme dhe përpara arrestimit hyri në Bosnjë me një pasaportë nga Kosova, me emrin Ivan Popoviç. Kosovari Kandiç ka lindur në vitin 1981, në Pec dhe ka jetuar në SHBA, ndërsa kishte dhe "Green Card". Ai është në listën e njerëzve të kërkuar nga Departamen­ti Amerikan i Drejtësisë që nga viti 2014, ndërsa një urdhër ndërkombët­ar i kuq është lëshuar dy vjet më vonë. Sipas hetimeve, kosovari ka organizuar të paktën 20.000 kalime në territorin e kontrollua­r nga Shteti Islamik. Zakonisht kanë qenë njerëz nga Evropa, por nuk mungonin rastet kur kalonte shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Po ashtu, SHBA pretendon se Kandiç ka kryer edhe detyra të tjera në operacione­t e ISIS: nga mbulimi i terroristë­ve, kontrollim­i i njerëzve që duhej të përfundoni­n sulmet në emër të ISIS dhe ndërtimi i pajisjeve për ato sulme. Dyshime të forta ka se "truri" i ISIS prej një kohe të gjatë është fshehur edhe në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania