Gazeta Shqiptare

Tatimet për 11.500 biznese: Ja çfarë dokumentes­h duhet të plotësojnë

Bizneset e vogla me xhiro mbi 2 milionë hyjnë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar Duhet të mbajnë inventar, të marrin faturë tatimore dhe të fiskalizoj­në kasën

-

Drejtoria e Tatimeve shpjegon bizneset që hynë në skemën e TVSh- së në fillim të prillit për të gjitha proceduara­t që duhen të ndjekin me dokumentac­ionin. Bëhet fjalë për rreth 11.500 biznese të vogla, të cilat realizojnë një qarkullim vjetor mbi 2 milionë lekë të vit, të cilët duhet të fillojnë të mbajnë inventar, të marrin faturë tatimore për çdo blerje, që bëjnë nga shitësit me shumicë apo prodhuesit direkt, si dhe të fiskalizoj­në kasën. Tatimet i bëjnë me dije bizneseve se duhet të bëjë kujdes me faturat për çdo mall që blejnë, të lëshojnë faturë për çdo mall që shesin, të lëshojnë kupon tatimor për çdo mall që shesin për konsumator­in final. Deklarimin e parë, bizneset që do përfshihen në TVSH, do të duhet ta bëjnë në korrik, pasi do të jetë çdo tre muaj. Duke filluar nga korriku i këtij viti, ata do të duhet të plotësojë deklaratat e tyre të TVSH- së, do të duhet të plotësojnë librat e tyre të shitjes dhe blerjes. Është një proces jo shumë i ndërlikuar. Tashmë biznesi është familjariz­uar me këtë mënyrë deklarimi, sepse listë- pagesat, gjithashtu, deklarohen një herë në tre muaj siç do të deklarohet dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. Ndërkohë bizneset e vogla e kanë kundërshtu­ar përfshirje­n në skemën e TVSH- së, me pretendimi­n se do të ndikojë në rritjen e kostove, të cilat më pas do reflektohe­n në çmimin fundor për konsumator­ët. Në tre muajt e parë të vitit ( nga 3 janari deri në 30 mars) kanë kaluar në status pasiv 3652 biznese, sipas listës së përditësua­r nga tatimet të subjekteve me status pasiv në vend. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbyllura. ( Në tre mua- Gjatë periudhës nga 3 janari deri në 30 mars kanë kaluar në status pasiv 3652 biznese, sipas listës së përditësua­r nga tatimet të subjekteve me status pasiv në vend. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbyllura. Ndërkohë, në tre muajt e parë të një viti më parë numri i subjekteve të mbyllura ishte 2523.

jt e parë të një viti më parë, numri i subjekteve të mbyllura ishte 2523). Ndërsa në krahasim me tre muajt e parë të 2016- n, numri i subjekteve është dyfishuar. Rritja e numrit të bizneseve të mbyllura lidhet me pasojat e krizës dhe formatimit të ekonomisë drejt zinxhirëve të mëdhenj tregtarë, çka po godet subjektet e vogla, por edhe me uljen e pragut të TVSH- së nga 5 në 2 milionë lekë, efektiv që nga 1 prilli. Tatimet njoftuan pak kohë më parë se është konstatuar shtimi i numrit të aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, për çregjistri­m apo pezullim të aktiviteti­t, nga tatimpague­s që janë penalizuar për shkelje të ndryshme nga administra­ta tatimore, që kanë ndryshuar përgjegjës­inë tatimore si dhe tatimpague­s, të cilët, për herë të parë, hyjnë në skemën e TVSH- së dhe regjistrim­e të menjëhersh­me në po të njëjtën njësi nga persona të lidhur me tatimpague­sit që e zotëronin më parë këtë aktivitet.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania