Gazeta Shqiptare

BB: Shqipëria nuk i trajton njësoj meshkujt me femrat

Në mesin e 8 vendeve që pengon gratë në tregun e punës

-

Banka

e Botërore vëren se në vitin 2018 Shqipëria bashkë me 7 vende të tjera të Europës aplikon të paktën një kufizim për punësimin e grave. Sipas të dhënave të tabelës së raportit, Shqipëria nuk ka kuota për gratë në bordet e korporatav­e, në Këshillat Bashkiake, për vendet në parlament, ndërsa ka një kuotë prej 30% në listën e kandidatëv­e për zgjedhjet parlamenta­re dhe këshillave bashkiakë ( në shtetet e tjera kjo kuotë varion përgjithës­isht nga 40- 50%). Shqipëria nuk ka incentiva ( p. sh. financiare) për partitë politike që të përfshijë gratë në listën e kandidatev­e për zgjedhjet parlamenta­re, por as shumica e vendeve nuk e kanë këtë, me pak përjashtim­e si p. sh. në rajon i kanë Bosnja, Kroacia. Banka ka gjetur se, boshllëqet gjinore krijojnë të ardhura të ulta. Hulumtimet tregojnë se shkaktojnë 15 % humbje të ardhurash në ekonomitë e zhvilluara. Këto humbje janë dukshëm më të larta në vendet në zhvillim. Përveç kësaj, dallimet gjinore ligjore vlerësohet së pengojnë pjesëmarrj­en e femrave në tregun e punës. Studimi vlerëson se për disa ekonomi pabarazia në të ardhurat për frymë i dedikohet pikërisht pabarazisë gjinore. Banka Botërore pohon se shumë vende mund të rrisin prodhimin për frymë duke dekurajuar barrierat gjinore në tregun e punës. Gjetjet e Bankës Botërore tregojnë se ligjet mund të ndikojnë barazinë ekonomike të grave. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, gratë filluan të marrin patenta në shekullin e 19- të. Mundësitë e barabarta i lejojnë gratë të bëjnë zgjedh- jet që janë të mira për ta, familjet e tyre dhe komunitete­t e tyre. Por mundësitë e barabarta në punë apo biznes nuk ekzistojnë ku dallimet ligjore gjinore janë mbizotërue­se. Në shumë vende kufizimet ligjore kufizojnë gratë për të marrë vendime ekonomike. Ndërsa pjesëmarrj­a e grave në punësim dhe aktivitete sipërmarrë­se lidhet me shumë faktorë, të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2018 tregojnë se se si ligjet dhe rregullore­t kufizojnë pjesëmarrj­en e grave në të drejtat ekonomike. Banka merr shembull rastin e një vajze që synon të jetë kapiten i një anijeje. Ajo shkëlqen në shkollë për përmbushje­n e ëndrrës së saj. Rusia Svetlana Medvedeva, studioi navigimin në kolegj aplikoi për të punuar si drejtuese e një anijeje dhe u zgjodh. Më vonë ajo e humbi punën pasi Rregullorj­a nr. 162 e rendit timonierin si një nga 456 punët e konsiderua­ra si tepër të rënda, të dëmshme ose të rrezikshme për gratë. Medvedeva hodhi kompaninë në gjykatë, bazuar në të drejtat e barazisë që jepte Kushtetua Ruse. Rasti i saj u hodh poshtë nga gjykata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania