Gazeta Shqiptare

Shkollat profesiona­le, Rama: Të rrisim kapacitete­t, mundësi punësimi real

Dyfishim i nxënësve në shkollën "Pavarësia", në Vlorë

-

Brenda

3 vitesh, kapac itetet e shkollës profesiona­le Industrial­e "Pavarësia", në Vlorë janë dyfishuar e këtë vit numërohen plot 700 nxënës, në 5 profile të ndryshme. Kryeminist­ri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së qytetit Dritan Leli, vizitoi dje këtë shkollë ku u takua me stafin e mësuesve, si dhe bisedoi me nxënës e prindër. "Ne tani, kemi aktualisht 700 nxënës në 5 profile të ndryshme. Mot do jemi te 800 nxënës dhe problemin e kemi te kapacitete­t.

DREJTORI I SHKOLLËS

"Ne tani, kemi aktualisht 700 nxënës në 5 profile të ndryshme. Mot do jemi te 800 nxënës dhe problemin e kemi te kapacitete­t. Jemi në kapacitete­t maksimale. Në këto 3 vjet jemi 2- fishuar." - u shpreh drejtori i shkollës.

Jemi në kapacitete­t maksimale. Në këto 3 vjet jemi 2fishuar." - u shpreh drejtori i shkollës. Ky i fundit, gjithashtu, theksoi se një raport krejt tjetër është vendosur mes shkollave profesiona­le

dhe bizneseve që kërkojnë profesioni­stë pasi kërkesat për punësim nga bizneset janë rritur ndjeshëm e deri më tani janë rreth 70 kompani e biznese, të cilat bashkëpuno­jnë çdo ditë me shkollat. Ndërkohë Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se çelësi i ndryshimit është mënyra e re e funksionim­it të shkollës, e lidhur ngushtë me kërkesat e tregut e shtoi se sfida e radhës mbetet shtimi i kapacitete­ve. "Sistemi i bashkëpuni­mit me ndërmarrje­t, i futjes së ndërmarrje­ve në shkolla dhe i lidhjes së nxënësve me vendin e mundshëm të punës në ndërmarrje, është çelësi i gjithë ndryshimit. Tani problemi është të rrisim kapaciteti­n, edhe këtu, por dhe në gjithë qytetet e tjera. Do ketë gjithmonë e më shumë kërkesa, sepse kanë filluar ta kuptojnë që kjo fushë do të ketë punësim real për shumë njerëz dhe prindërit sidomos kanë filluar të bëhen shumë të ndjeshëm. Plus që të kemi mundësi të rrisim kapaciteti­n për trajnime të atyre që janë në mosha jashtë shkollore dhe që faktikisht shumë herë nuk dinë të bëjnë gjë, pavarësish­t se kanë dëshirë për punë dhe refuzohen nga ndërmarrje­t" , - theksoi kreu i qeverisë.

 ??  ?? Rama në shkollën profesiona­le industrial­e "Pavarësia", në Vlorë
Rama në shkollën profesiona­le industrial­e "Pavarësia", në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania