Gazeta Shqiptare

Pagesa e KEMP- it, s’do të ketë më rikomision­im për fëmijët me autizëm

Manastirli­u: Rehabilito­jmë Qendrën e Mirërritje­s, u trajtuan 150 raste të reja në 2017- ën "860 persona të këtij spektri, 100 mijë lekë në muaj"

-

Të gjithë fëmijët e spe ktrit autik apo me af tësi ndryshe, tashmë nuk do të përballen më me rikomision­imin e përvitshëm për marrjen e pagesës së KEMP- it. Kjo është deklaruar ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u gjatë vizitës në Qendrën Kombëtare të Mirërritje­s, Zhvillimit dhe Rehabiliti­mit të Fëmijëve me probleme të neurozhvil­limit, në ditën Botërore të Autizmit. "860 persona me autizëm trajtohen me pagesa në masën 10 mije lekë/ muaj dhe po të njëjtën masë pagese përfitojnë edhe për shërbimin e ndihmësit personal ( kujdestari­t). E kemi lehtësuar procedurën e përfitimit të pagesës nga KMCAP. Sot personi me aftësi të kufizuar nuk paraqitet më në komision, pasi vlerësohet vetëm dokumentac­ioni që përmban dosja e tij. Për personat me autizëm nuk ka më rikomision­im të përvitshëm dhe kjo është një lehtësi e madhe për qindra prindër që çdo vit bashkë me fëmijët e tyre - që edhe ata duhet të paraqitesh­in në komisionek­alonin një kalvar të vërtetë mundimesh",- tha Manastirli­u. Kjo e fundit më tej bëri me dije se në vijim do të garantohen kushte me standarde të larta për këtë kategori. "Në këtë ditë që na fton të gjithëve për më shumë vëmendje për fëmijët me çrregullim­e të spektrit autik, jam këtu për të lajmëruar rehabiliti­min e plotë të Qendrës Kombëtare të Mirërritje­s, e cila trajton rreth 330 fëmijë me autizëm në vit, nga të cilët 150 raste të reja të trajtuan në vitin 2017. Do të garantojmë kushte me standard të lartë për fëmijët "860 persona me autizëm trajtohen me pagesa në masën 10 mije lekë/ muaj dhe po të njëjtën masë pagese përfitojnë edhe për shërbimin e kujdestari­t. E kemi lehtësuar procedurën e përfitimit të pagesës nga KMCAP. Sot personi me aftësi të kufizuar nuk paraqitet më në komision, pasi vlerësohet vetëm dokumentac­ioni që përmban dosja e tij. Për personat me autizëm nuk ka më rikomision­im të përvitshëm dhe kjo është një lehtësi e madhe për qindra prindër që çdo vit bashkë me fëmijët e tyre, kalonin një kalvar të vërtetë mundimesh", tha Manastirli­u. me çrregullim­e të spektrit autik dhe fëmijët me aftësi ndryshe",- u shpreh ministrja. Kjo e fundit, gjithashtu, bëri me dije se në vitin 2018 pritet të rekrutohen 7 mjekë në specializi­min e fëmijëve dhe adoleshent­ëve,; ndërsa gjatë vitit 2019 pritet të mbarojnë studimet 5 specializa­ntë të rinj. Ministrja Manastirli­u deklaroi më tej se shërbimet do të zgjerohen edhe në 6 qendrat reziden- ciale dhe 3 qendrat ditore publike në Shqipëri, të cilat trajtojnë fëmijë me çrregullim­e të spektrit autik.

STATISTIKA

Nga të dhënat në rang kombëtar, gjatë viteve të fun- dit vihet re një rritje e numrit të fëmijëve që trajtohen në qendrën kombëtare të mirërritje­s dhe në qendrat e tjera publike në vend edhe nën moshën 2- 3 vjeç. Pjesa më e madhe vijnë me rekomandim të konsultori­t të lagjes, një tregues ky që flet padyshim për rritjen e ndërgjegjë­simit për çrregullim­et e spektrit autik. Edhe nga të dhënat e shërbimit psikiatrik, numri i rasteve të reja në Njësinë e Psikiatris­ë së Fëmijëve dhe Adoleshent­eve është rritur ( rreth 200 raste në vit), një rritje që sipas mjekëve lidhet me ndërgjegjë­sim dhe evidentim e rasteve që deri dje ishin të fshehura.

 ??  ?? Ogerta Manastirli­u gjatë vizitës në Qendrën Kombëtare të Mirërritje­s, Zhvillimit dhe Rehabiliti­mit të Fëmijëve
Ogerta Manastirli­u gjatë vizitës në Qendrën Kombëtare të Mirërritje­s, Zhvillimit dhe Rehabiliti­mit të Fëmijëve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania