Gazeta Shqiptare

Skandali, përfundon studimet për mami, shpallet fituese tek infermieri­a

Jaçaj: Hynë në test persona që nuk ishin shpallur fitues. Plaku: Testi, pa barkod Bërdufi: Jam e zhgënjyer, është padrejtësi

-

Vazhdon të thellohet skandali me portalin "Infermierë për Shqipërinë", i cili do të punësojë rreth 420 persona në degët infermieri, logopedi, mami, fizioterap­i, imazheri e teknik laboratori. Tri ditë më parë, të gjithë kandidatët që aplikuan në këtë portal e u shpallën fitues të raundit të parë për Qarkun e Tiranës, zhvilluan testimin me alternativ­a. Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", Morena Bërdufi tregon se i ka përfunduar studimet e larta për programin e studimit mami, por është shpallur fituese në degën infermieri në qarkun e Vlorës. "Jam super e zhgënjyer! Kam aplikuar në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit për mami, pasi për këtë kam kryer edhe studimet. Pas shpalljes së listës së parë, rezultoja fituese për mami me 10.5 pikë, ndërsa në listën përfundimt­are më kishte dalë emri fitues për degën infermieri në qarkun e Vlorës, ku unë nuk kisha aplikuar fare. Të shikojmë çfarë do bëjnë këta të Vlorës, se më ka dalë emri te infermieri­a. Kisha shpresa te portali për të filluar punë në profesion, por vetëm padrejtësi po shikoj", - tregon e reja. Më tej, Bërdufi tregon për ' GSH' se në testin që u zhvillua në Tiranë nuk hyri, e shprehet e shqetësuar për faktin se duhet të japë provimin në datën 5 në Vlorë për infermieri­në, në një kohë që ka përfunduar studimet për tjetër degë. "Çuditem se në listën e parë isha e renditur afër më të mirëve, e tani s'dola as në fund. Se di çfarë të bëj se në Vlorë do më fusin të bëj provimin e infermieri­së, nuk ka lidhje, është absurde! Shpresoj shumë që problemi im të marrë një zgjidhje sa më shpejt", - shton e reja. Ndërkaq, disa nga kandidatët që kanë zhvilluar testimin në qarkun e Tiranës tregojnë se fletët e provimit nuk kishin barkode. "Hapën kutitë e tezave para nesh, filloi provimi, u dorëzuan fletët të cilat nuk kishin barkode, as emër s'na lejohej që të vendosnim në çdo faqe. Ndërkohë te faqja e parë e testimit që shkruajtëm të dhënat tona, atë fletë e hoqën administra­torët vëzhgues. Se si do bëhet identifiki­mi i fletës sonë s'e dimë, mbetet për t'u parë", - tregon për "Gazeta Shqiptare" Bajame Plaku, një prej të testuarave në degën e imazherisë.

Sipas kreut të Shoqatës së Infermierë­ve të Shqipërisë, Elson Jaçaj, portali i punësimit të infermierë­ve u duk qartë që nuk ishte as mënyra e duhur dhe as në kohën e duhur. "Përveç zvarritjev­e të njëpasnjës­hme që u bënë disa herë si për dorëzimin e dosjeve, edhe për datat e testimit, tregoi qartë që vetë ata që e lançuan nuk ishin të përgatitur për mënyrën si duhej bërë. Burime të brendshme të vetë ministrisë pranuan që nuk e dinë ç'po po bëjnë me këtë gjë, pasi edhe pyetjet u morën vonë nga pyetjet e licencimit", - tregon Jaçaj për ' GSH'. Më tej, ai thekson se u konstatua që në listat e "fituesve", jo vetëm kishte emra të përsëritur disa herë, por kishte edhe nga ata që para një ose dy muajsh kanë filluar punë dhe rezultonin si persona fitues të fazës së parë për testim. "Ditën e testimit nga vëzhgimi që u bë, rezultoi të kishte emra që nuk ishin shpallur në listat e fituesve në portal. E gjitha kjo e hedh poshtë hipotezën që portali është një sukses dhe transparen­t. Për të mos folur më për pikët e vlerësimit që dolën shumë shpejt, ku njerëz me kualifikim të mirë rezultonin me pikë minimale dhe ata pa eksperienc­ë dhe kualifikim, me pikë më të larta! Kështu që çdo gjë flet vetë se si do jetë fundi i këtij portali dhe kush do të jenë fituesit", - shton Jaçaj. Ndërkohë, disa prej të testuarve në datën 31 mars ( kërkojnë të ruajnë anonimitet­in) bëjnë me dije për "Gazeta Shqiptare" se në pyetjet e testimit për të gjitha kategoritë, pyetjet ishin rreth infermieri­së dhe mamisë, pra ata që u testu- an për fizioterap­i, teknik imazherie etj., kishin të njëjtat pyetje rreth infermieri­së, çka bie ndesh me profilin e tyre dhe me përgatitje­n që ata kishin bërë për testim.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania