Gazeta Shqiptare

PARALAJMËR­IMI

Revokim i lejeve për subjektet që shkaktojnë ndotje akustike

-

gjithë ata subjekte që do të shkaktojnë ndotje akustike gjatë sezonit të ri turistik, do t'u revokohet leja mjedisore. Ky është paralajmër­imi që ka bërë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ditën e djeshme gjatë takimit me drejtuesit e bashkive në qarkun e Vlorës. Ai theksoi se për të pasur një transparen­cë dhe zbatim sa më të mirë të ligjit, të gjitha bashkitë duhet të përgatisin hartën e caktuar se ku duhet lejuar ose jo muzika. "Në qytetin e Vlorës, në qytetin e Sarandës, në Himarë, kudo ku kemi zhvillim turistik ka vende që mund të lejohen zhurmat, natyrisht për një grupmoshë të caktuar, por ka zona që nuk duhet të lejohen zhurmat dhe prandaj ne duhet të bëjmë një hartë për të caktuar qartë ku do të lejojmë që të kemi muzikë,"- nënvizoi kreu i Turizmit e Mjedisit në fjalën e tij. Më tej ky i fundit bëri me dije se të gjitha subjektet që shkelin ligjin, do t'u revokohet leja e ushtrimit të aktiviteti­t. "Pra, ajo që ne duam të bëjmë gjatë këtij sezoni është që në bazë të planeve që do të përcaktojn­ë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktiviteti­t në rast se zhurmat janë jashtë para parametrav­e të lejuar. Do të revokojmë lejen e ushtrimit të aktiviteti­t nga pikëpamja mjedisore atë që ne kemi target të fushës sonë për vendet që bashkia nuk lejon të zhvillohet aktivitet me një volum më të lartë akustik",- tha Klosi. Më tej ai shtoi se këtë vit pritet një turizëm cilësor, i cili kurrsesi nuk mund të jetë me zhurmë e theksoi se kjo është detyrë në bazë të ligjit e vetë bashkive, dhe do të monitorohe­t situate në mënyrë për të qenë sa më transparen­të me biznesin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania