Gazeta Shqiptare

Lista VII/ Vendimet e vitit 1997, emrat e 1462 pronarëve që kompensohe­n

Agjencia e Trajtimit të Pronave: Përfituesi­t kanë edhe 4 muaj kohë për të plotësuar dokumentet Kanë njohur të drejtën e kompensimi­t për vitet 1993- 1997 rreth 17 318 vendime

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfund uar procesin e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimt­are për dosjet e vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra në të gjithë vendin. Në përfundim të procesit të verifikimi­t të vendimeve të administru­ara pranë arkivës së ATP- së, u identifiku­an gjithsej 1462 vendime të vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra. Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralit­etet e subjekteve të shpronësua­ra, sipërfaqja e njohur për kompensim, vlerësimi financiar përkatës apo mangësitë në dokumentac­ion dhe problemati­kat në vlerësim jepen të detajuara për çdo dosje. Numri total i vendimeve të viteve 19931997, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra dhe që janë vlerësuar financiari­sht e publikuar nga ATP- ja është 17 318 vendime. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë me përfituesi­t e vitit 1997 së bashku me vlerën financiare.

MUNGESA E DOKUMENTAC­IONIT

Sipas ATP- së, në rastet kur subjektet e interesuar­a nuk sjellin dokumentac­ion të nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t brenda afatit 6mujor nga data e publikimit të regjistrit, si dhe në rastet kur ATP- ja është në pamundësi objektive për të vlerësuar pronën, bazuar në dokumentac­ionin që disponon vendimi i kompensimi­t vlerësohet financiari­sht. Pronarët kanë edhe 4 muaj kohë për plotësimin e dokumentev­e dhe ATP njofton të gjitha subjektet, që për çdo informacio­n apo paqartësi lidhur me të dhënat e publikuara në regjistër apo që nuk i gjejnë të publikuara në të, mund të paraqiten pranë sporteleve tona për sqarime dhe informacio­n më të deta- juar. Gjithashtu, ATP ka filluar punën dhe së shpejti do të përfundojë procesin e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimt­are të vitit 1998 dhe në vijim sipas rendit kronologji­k do të vlerësohen të gjitha vendimet, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

DOSJET E PËRFUNDUAR­A

Me përfundimi­n e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve përfundimt­are të vitit 1997, si dhe nga përditësim­i i regjistrit të vendimeve për vitet 1993- 1996, numri total i vendimeve të viteve 1993- 1997, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që janë vlerësuar financiari­sht e publikuar nga ATP është 17 318 vendime. ATP, nga hyrja në fuqi e Ligjit nr. 133/ 2015 e deri më tani ka përfunduar vlerësimin financiar për 67% të të gjithë vendimeve përfundimt­are, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­r për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Me ecurinë e punës së deritanish­me, kjo falë edhe sistemit "Web- Gis" të implementu­ar nga ATP, ky proces parashikoh­et të përmbyllet përpara afatit të përcaktuar në ligj për përfundimi­n e vlerësimit financiar të të gjitha vendimeve përfundimt­are, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania