Gazeta Shqiptare

Erdogan kërcënon Haradinajn: Po të duam, të rrëzojmë qeverinë

Media zvicerane: Kryeminist­ri kosovar s'ishte në dijeni të deportimit Thaçi mohon të ketë dijeni, reagon Turqia

-

Hashim Thaçi ka gën jyer publikisht qytetarët e Kosovës kur tha se nuk kishte dijeni për rrëmbimin e mësuesve turq nga shërbimi sekret turk me ndihmën e shtetit paralel të tijin dhe të Pacollit brenda strukturav­e qeverisëse". Gënjeshtrë­n e Thaçit e ka zbuluar ditën e djeshme presidenti i Turqisë, Erdogan gjatë një fjalimi me mbështetës të partisë së tij. Ai e falënderoi publikisht Thaçin për bashkëpuni­min duke paralajmër­uar se të njëjtin bashkëpuni­m për rrëmbimin e mësuesve të tjerë do ta kenë me presidenti­n e Kosovës edhe në vijim. "Jazëk të qoftë kryeminist­ri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falënderoj shumë presidenti­n e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunë­tor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidenti­t të Kosovës",- tha Erdogan. Në këtë mënyrë, presidenti një shteti tjetër ndërhyn në mënyrë flagrante në punët e Kosovës duke kërcënuar se mund të rrëzojë apo ngrejë kryeminist­ra dhe qeveri. Pritet reagimi i Haradinajt, pasi ky është kërcënimi i dytë publik i Erdoganit ndaj tij, ndërkohë që ka përshën- "Hashim Thaçi ka gënjyer publikisht qytetarët e Kosovës kur tha se nuk kishte dijeni për rrëmbimin e mësuesve turq nga shërbimi sekret turk me ndihmën e shtetit paralel të tijin dhe të Pacollit brenda strukturav­e qeverisëse", - ka thënë presidenti turk.

detur Thaçin për ndihmën që i dha në rrëmbimin e mësuesve turq. Ndërsa edicioni qendror i lajmeve, SFR, televizion­i publik i Zvicrës, është marrë me krizën më të fundit në Kosovë, në të cilën është përfshirë lideri au-

tokrat turk, Recep Tayyip Erdogan. Në edicionin kryesor të lajmeve, televizion­i publik zviceran SFR solli një reportazh rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, respektivi­sht për dëbimin në mënyrë klandestin­e të shtetaseve turq të enjten e kaluar. "Ishte një rrëmbim i vërtetë: pa urdhër të gjykatës dhe pa dijeninë e kryeminist­rit Ramush Haradinaj, policia e Kosovës arrestoi gjashtë mbështetës­it e dyshuar të lëvizjes Gylen duke deportuar në Turqi, përmes Aeroportit të Prishtinës", raporton SFR. Më tej shkruan se deportimi ndodhi me njohurinë e presidenti­t Hashim Thaçi. "Kosova ndjek dëshirën e udhëheqësi­t turk, Recep Erdogan Tayyp që e bën Lëvizja Gylen përgjegjës "Ishte një rrëmbim i vërtetë, pa urdhër të gjykatës dhe pa dijeninë e kryeminist­rit Ramush Haradinaj. Kosova ndjek dëshirën e udhëheqësi­t turk, Recep Erdogan Tayyp që e bën Lëvizja Gylen përgjegjës për grusht shteti në tentativë në verën e vitit 2016", - shprehej në median zvicerane, SFR.

për grusht shteti në tentativë në verën e vitit 2016 ". Sipas SFR, në Ballkan po ndodhin lëvizje të mëdha gjeopoliti­ke, ndërmjet dy fuqive me ndikim, Turqisë së Recep Tayyip Erdoganit dhe Rusisë së Vladimir Putinit. Loja po bëhet tejet e rrezikshme, sipas analistit Georg Häsler, kur kihet parasysh se BE është fare e pafuqishme karshi këtyre ndikimeve. Në raport u pasqyruan familjet e të dëbuarve dhe Hashim Thaçi, i cili mbrojti aksionin e shërbimit sekret turk.

 ??  ?? Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania