Gazeta Shqiptare

Presidenti turk kërcënoi Haradinajn, reagon zyrtari i MPJ: Mos u përzini në punët tona

Zyberaj: Turqia mik i Kosovës, jemi të hapur për dialog

-

Jetlir

Zyberaj është zyr tari i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme që i ka reaguar deklaratav­e kërcënuese të Presidenti­t të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai ka thënë se do të kërkojnë llogari nëpërmjet kanaleve diplomatik­e për deklaratat e presidenti­t turk. Duke reaguar për kërcënimin për rrëzimin e qeverisë, Zyberaj ka shkruar se Kosova nuk lejon asnjë shtet tjetër të përzihet në punët e brendshme të shtetit përfshirë edhe rrëzimin e kryeminist­rit. "Turqia është vend mik i Kosovës, vend që e ka mbështetur dhe e mbështet Kosovën në vazhdimësi. Nëpërmjet kanaleve diplomatik­e në ditët në vijim do të sqarojmë arsyet e dek-

JETLIR ZYBERAJ

"Turqia është vend mik i Kosovës, vend që e ka mbështetur dhe e mbështet Kosovën në vazhdimësi. Nëpërmjet kanaleve diplomatik­e, në ditët në vijim, do të sqarojmë arsyet e deklaratav­e të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdhëni­et e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mospërzier­jes në punët e brendshme", - shkruan zyrtari i MPJ.

laratave të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdhëni­et e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mospërzier­jes në punët e brendshme", - ka shkruar Zyberaj, shkruan Express. "Ne jemi të përkushtua­r të kultivojmë marrëdhëni­et ndërshtetë­rore me të gjithë partnerët ndërkombët­are dhe me Tur-

qinë mike. Dihet fare mirë se Kosova është e hapur për bashkëpuni­m dhe dialog me Turqinë ne secilën fushë, pa pasur nevojë për interferim në punët e brendshme. Kosova ka institucio­net e veta dhe ato udhëhiqen me përgjegjës­i dhe respekt nga udhëheqësi­t e zgjedhur me votën e popullit",ka shtuar ai. Reagimi i Zyberajt ka ardhur pas kërcënimev­e të Erdoganit drejtuar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit shkarkoi nga pozita e Ministrit Flamur Sefajn dhe Driton Gashin e AKI- së. Këta dy kishin marrë pjesë dhe ishin në dijeni për operacioni­n e inteligjen­cës turke në arrestimin e gjashtë gylenistëv­e, të cilët pastaj u dëbuan në Turqi. Ndaj këtij kërcënimi ka reaguar edhe kryetari i parlamenti, i cili ka thënë se nuk u japin llogari asnjë shteti tjetër për veprimet e udhëheqësv­e. Deri tani, për këtë kërcënim, asnjë fjalë s'e ka thënë Ramush Haradinaj dhe as presidenti Hashim Thaçi. Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpuni­m me inteligjen­cën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik kombëtar për Shtetin. Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtu­ar.

 ??  ?? Zyrtari i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj
Zyrtari i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania