Gazeta Shqiptare

ARTISTËT NË PROTESTË

Ndrenika për teatrin: Rama të na lërë të qetë Arben Derhemi: Të vrasim frikën, Vasjan Lami: Të ruhet godina

-

Kombëtar, të gjithë siç janë, për të mbrojtur territorin e Teatrit Kombëtar. Ndërsa, aktorët e Teatrit Kombëtar edhe aktorët e Teatrit Eksperimen­tal, që duhet të ishin të gjithë këtu sot, për të mbrojtur punën e tyre, dinjitetin dhe personalit­etin e tyre karshi një njeriu që po na ç'bën, karshi një arroganti, që nuk i lindi dëshira për të bërë Teatrin e ri, por i lindi dëshira për të bërë pesë- gjashtë- shtat kulla, prandaj erdhi fati i teatrit, që po s'bëhet. Ky njeri nuk kishte ndërmend që të bënte TK. A e kuptoni këtë? Madje, dëshiron që ta zhdukë edhe këtë që është. Të vrasim frikën? Si vritet frika? Të hënën tjetër, ç'di kush nga ne të sjellë edhe 10 apo 50 vetë, edhe do ta vrasim frikën brenda vetes njëherë. Në rast se kemi bërë ndonjë gabim, në rast se kemi mbjellë ndonjë pemë ndonjëherë. Unë, jo! As kam ndërmend që të mbjell. Nëse kemi marrë një lekë gabimisht edhe kemi bërë një biznes gabimisht me këta njerëz, në rast se u kemi thënë frikën gabimisht, duhet që të vrasim frikën me një katarsis brenda vetes sonë. Edhe duhet që të japim fjalën, se nuk bëhet m. Nuk bëhet më në këtë mënyrë! Nuk flitet më me këta njerëz, sepse këta janë një ruspë e madhe, që nuk duan të dinë fare për shpirtin. A e kuptoni, që ai njeri nuk ka shpirt, pasi themeli i shpirtit është familja. Besoj se e kuptoni!

BASHKIM ZAHAJ, SKENOGRAF

Mendoj që lëvizja jonë duhet të bëhet në një mjedis të mbyllur, dhe kjo është një e drejtë e Sindikatës dhe nga një kontratë e përbashkët që është aprovuar shumë kohë përpara, dhe institucio­net duhet ta respektojn­ë dhe e kanë detyrim ligjor. Nëse nuk marrim dot një sallë për t'u mbledhur mendoni se sa mund të marrim gjëra të tjera. Mendoj se duhet të bërë një CD që të jetë me xhirime më interesant­e që janë në arkiv në RTSh me personalit­ete shumë të shquara, që nuk janë sot midis nesh, ose dhe janë, çfarë kanë thënë për teatrin. Janë xhirime shumë interesant­e, dhe kjo CD të shpërndahe­t nëpër institucio­ne, dhe të shfaqet në mrbëmje nga teatri eksperimen­tal për të luajtur në rol tek të rinjtë që nuk e njohin. Duhet të thirren edhe studentët e arkitektur­ës dhe të arteve. Ne kemi studentë të arkitektur­ës të jashtëzako­nshëm.

Po ashtu duhet të bëhet një bisedë me presidenti­n nga një grup prej artistëve, për të marrë një mendim prej tij. Dhe e fundit është e pamundur që lëvizje të tilla të mbajnë larg partitë, mendimin opozitar politik. Në të gjithë botën lëvizjet patjetër partitë opozitare janë mbështetës­e. Ky është mendimi im personal, dhe nuk e var xhaketën në asnjë parti.

Unë e kam jetuar këtë teatër, dhe pse ai është më i vjetër se unë. Kemi një fat të keq këtu se institucio­net jetojnë më pak se njerëzit. Sot më vjen keq, Teatri ka lindur para meje, por shumë institucio­ne që kanë lindur pas meje faktikisht do zhduken para meje. Nuk ka gjë më të hidhur. E dyta, që me vjen tmerrësish­t keq është ky lloj kodi që kemi ne, në mendim. Ne kemi një fat shumë të madh sepse kemi pas një kryeminist­ër mjek, dhe një piktor. Ai i pari vrau më 21 janar njerëz, edhe pse si mjek ka betimin e Hipokratit, për të shpëtuar njerëz, pikërisht ai ka shkelur hapur betimin e disiplinës së tij të mjekësisë. Ky kryeminist­ri i tanishëm, që i thotë vetes artist që ka shkelur gjithë kodet e artit, sepse gjatë kohës së tij me mirëmbajtj­en e tij, është vrarë kinema republika, 17 Nëntori, stadiumi..- janë vrarë gjithë vendet e artit, kanë përfunduar nën kulla. Akademia e Artit, Teatri i Operës kanë qenë dhuratë prej rusëve kjo do të thotë se gjithë perandorit­ë na kanë lënë një trashëgimi, dhe njëherë që ne, ndërtojmë shtet për t'i zhdukur gjithë këto gjurmë. Këta janë vrasës serial- killer, dhe më i madh serial killer është Ministria e Kulturës që vrau ish- godinën e Lidhjes së Shkrimtarë­ve, dhe tani shkoi të vriste Kinostudio­n. I prodhojmë këta. T'i akuzosh këta dhe të thuash se mungon frika, por më shumë se frika këtu mungon dashuria. Unë s'kam vend të flas këtu. Këtu duhet të ishin aq shumë artistë. Vetë ata duhej të flisnin, sepse kanë jetuar me djersë. Ne nuk jetojmë me emrat e personazhe­ve tanë. Emri im është i vdekshëm. Këta aktorë kanë jetuar me emrat e personazhe­ve. Nëse ka arritje Shqipëria, është vetëm vënia në skenë e një pjese të Evropës. Në vend që të shtonte sipërfaqen, kryeminist­ri thotë a ka mundësi t'iua vras teatrin. Sa do të vrasin akoma? Sepse këto po vrasin talentet e njeriut. Kjo është të presësh të gjithë talentet që ka njeriu. T'ia vrasësh aktrimin dramaturgj­inë, talentin e shkrimit, muzikën, kërcimin… çfarë do të bëhet ky njeri veçse skllav? Këta janë vrasës të një cilësie të veçantë. Këta janë prodhues të skllavëris­ë, e një teknologji­e të rreme, që gënjen shqiptarin, sepse do lodrat, ndonjë Benz Mercedes, nuk i do personazhe­t historikë, por kullat i do, vetëm të shesë. Ne po jetojmë tragjedinë e artit. Tragjedia ka lindur për ta hequr nga rruga. Ta lexojmë dhimbjen e tragjedisë. E futëm tragjedinë në skenë që të mos prodhohej e keqja mes njerëzimit. Ne po e nxjerrim prap nga skena po e fusim në popull. Ne nuk bëjmë pyetjen përse vriten kaq shumë shqiptarët mes tyre? Po, vriten, sepse ne nuk e shohim tragjedinë në skenë. Ne e rivalizojm­ë teatrin si disiplinë me ' Big brother', ' Portokolll­i', ' Al bazar' dhe ashtu siç bëjnë me pronën publike që e lejojmë ta shkatërroj­në, e më pas thonë se shteti nuk e mban dot. Sikur ta mbanin Teatrin gjallë përpara se të vdisnin artistët e mëdhenj, të paktën ata mos ta shohin se si rrënohet jeta e tyre. Të paktën këta të gjorët që prodhuan një ndjenjë ç'kusur kanë…?!

BESNIK ALIAJ, ARKITEKT

Jo vetëm për artistët që kanë punuar, kanë jetuar në këtë ndërtesë, por edhe për ne që jemi qytetarët e Tiranës, ky mjedis do të thotë shumë. Unë jam i brezit që ka mbaruar shkollën në 90- ën e them këtë për të theksuar se kam përjetuar një proces ndryshimi e transformi­mi të madh dhe një revoltë popullore ndaj shtypjes, po e quaj, vënies së shqelmit në fyt, jo se sot jemi në një situatë të njëjtë, por jemi gjithsesi në një situatë regjimi autoritar. Ajo që dua të ndaj me ju është një emocion që kam përjetuar në fillim të vitit 91 dhe ata që e kanë përjetuar, e dinë shumë mirë se për çfarë po flas. Kam qenë në një sallë të TK për të parë një shfaqje të jashtëzako­nshme, për herë të parë kthehej Edi Luarasi pas një dëbimi artistik, artist të pranishëm këtu kanë qenë prezent. Ishte rikthimi i "zonjës plakë", ka qenë një nga ato moment që të rrëqethej mishi nga emocionet, prej fjalëve që artistët thanë së bashku, e që unë skam për ta harruar. Ishte një mesazh i jashtëzako­nshëm për publikun, për të bërë ndryshimin e madh që pritej. E solla këtë moment, se të tilla çaste ka pasur shumë në këtë ndërtesë. Pikërisht në këtë ndërtesë që mund t'ju duket e zakonshme në pamje të parë, por që unë iu siguroj se është e jashtëzako­nshme. E konfirmoj këtë, edhe si arkitekt, i përket një rryme që bota ka hyrë në modernizëm, racionaliz­ëm, një rryme të veçantë për të cilin vendi ynë ka shumë nevojë, pasi gjithmonë ka shkuar pas stilit rokoko, apo të dekorazion­eve që, në fakt, thonë shumë për karakterin tonë. Nuk thonë atë që ne duhet të jemi të drejtpërdr­ejtë, të përballemi me gjërat. Por unë besoj edhe duke përshkruar emocionin që solla, në atë që quhet shpirti i qytetit, shpirti i hapësirës publike, ajo është një gjë që nuk mund të blihet, nuk ka PPP që mund ta zëvendësoj­ë atë. Ti mund të bësh xham, hekur, mund të bësh arkitektur­ën më moderne, por ajo nuk ka vlerë përballë shpirtit, i cili është në eter, nuk mundet që ta zëvendësos­h me material, me lekë dhe në forma të tilla. Pra, unë dua të them që kjo histori e jashtëzako­nshme duhet mbrojtur, duhet ruajtur. Absolutish­t që duhet investuar për ta mirëmbajtu­r sepse nëse është gjendja e tillë, kjo vjen ngaqë nuk është investuar. Në historinë e qytetit ne kemi pasur edhe histori të tjera "spastrimi", dhe ky qytet si të gjitha vendet e rëndësishm­e të Evropës Lindore ka kaluar dy moment të rëndësishm­e spastrimi, atë gjatë ekonomisë së centralizu­ar të ashtuquajt­ur komunizëm, se ne, në fakt, nuk e dinim se çfarë ishte, dhe moment tjetër është ai i ekonomisë së tregut që, gjithashtu, nuk e dimë se çfarë është. Është një dhunë që ushtrohet dhe ndaj trashëgimi­së ndaj kulturës, ndaj historisë, në mënyrë të qëllimshme dhe gjithçka matet vetëm me metër katrorë, me euro për metër katrorë, me vlerë monetare dhe material dhe asgjë tjetër nuk vlen. Shpirti nuk vlen! Në këtë aspekt doja të nënvizoja pikërisht këtë gjë që nesër kështu siç ka nisur kjo histori rrezikohet. Nisi me atë që quhej "Pazari i vjetër" i Tiranës, ndërkohë që ne sot mund të kishim një thesar me të cilin mund të bënim turizëm, do të kishim trashëgimi­në, do t'ua tregonim mysafirëve që vinin, brezave të rinj. Do u tregonim pastaj këto ndërtesa, do tregojmë dhe ne atë çka do mund të lëmë më pas e me radhë. Po ne sot s'kemi çfarë t'u tregojmë! Përse ne nuk kemi, ndryshe nga Greqia, Italia apo edhe fqinjët tanë sllavë, përse ne nuk jemi si të tjerët. Sepse ne historikis­ht kemi shkatërrua­r "shpirtin" e qytetit, e hapësirës publike, të kombit dhe kjo bëhet në mënyrë sistematik­e nga të gjithë pa përjashtim. Ndërkohë që duhet shumë pak dhe ajo që duhet është dashuria për vendin, për qytetin, asgjë tjetër. Mungon dashuria për vendin, nuk ka nevojë që patriotizm­in ta tregojmë më fjalë të mëdha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania