Gazeta Shqiptare

Triumfi i flamurit kuq e zi pas një "Kryqëzimi" të vitit 1501

Disa të dhëna e studime mbi veprën e Michele da Verona, që shfaq flamurin e Gjergj Kastriotit

-

Çka bie ne sy është fakti se autori nuk bën përpjekje për t'i paraqitur personazhe­t e tij me veshjet e antikiteti­t, por propozon ato të kohës se vet. Domethënë stili i kostumeve, flokëve apo armëve është i periudhës se Rilindjes Italiane me qëllim aktualizim­in e skenografi­së se famshme për ta sjelle atë në prag të kohës së re. E ndërsa kalorësi i djathtë është veshur alla- italiana, në modën e Rinascimen­tos, flamurmbaj­tësi në të majtë, që mban një flamur kuq e zi, ka një paraqitje alla- levantina.

Shujka në flamur dëfton një shqiponje të zezë dykrenore në fushë të kuqe, gjë që përbën interes për ikonografi­në albanologj­ike. Fytyrimi i shqiponjës heraldike, këtu i përmbahet më së shumti traditës mesjetare, duke e paraqitur atë sikurse shfaqet në portulanet italiane e majorkane të Treqindtës, domethënë me krahë te ulur, por ndërkaq ndjehet edhe ndikimi mitteleuro­pian, pasi sqepi e kthetrat nuk janë njësh të zinj por të artë. Mbi krerët e saj, ne mes, qëndron një kurore e vogël e praruar, simbol ruajal. Ndërsa flamurit bazë i bashkangji­tet në pjesën e sipërme një shirit i artë i gjate me tri elemente të ngjashëm me "fleur de lis" karakteris­tike për shtëpinë e vjetër anzhu e cila për një kohë të gjatë ka mëtuar bashkimin dinastik midis mbretërive në dy krahët e Adriatikut.

Michele da Verona, i financuar në këtë vepër nga çifti aristokrat­ik në fjalë, shënon vitin e veprës "MCCCCCI die II Iuni" ( 2 qershor 1501), kur Orsini prej gjashtë vjetësh shërbente pranë Serenissim­as si ushtarak i lartë ( kish qenë më parë feldmarsha­ll i Republikës së Firences e më pas Kapiten i Përgjithsh­ëm i Kishës nen papatin). Do theksuar se pikërisht kjo periudhe përkon me kohën kur kujtimi dhe bëmat e Skënderbeu­t njohin një përndezje të jashtëzako­nshme në botën italike, e në mënyrë të veçantë në Venedik, i cili gjendej më tepër se kurrë në ballë të luftës e i kërcënuar nga osmanët. Veç territorev­e të tjera në Lindje, sa i takon Arbënisë, ajo kish humbur 20 vjet më parë Krujën e Shkodrën, e po detyrohej të linte këtë vit të fundit posedime jugore të Albania Venetas ( me braktisjen e qytetit të Durrësit dhe të kështjellë­s se Rodonit), për t'u kufizuar vetëm ne traktin UlqinKotor­r.

Pa dyshim që Orsini kish pasur kontakt me arbrit e Gjergj Kastriotit kur ai kish shërbyer për një dekadë të tërë si "condottier­e" në Mbretërinë e Napolit më 1463- shin; kështu që kjo ringjallje e vrullshme me natyrë ideologjik­e e figurës së Skënderbeu­t, komandanti­t të madh thuajse kohanik me të, nuk e ka lënë indiferent. Kasta të cilës Orsini i përkiste kish nevoje për një mit të pathyeshëm, për një simbol bashkëkoho­r që mundte të keqen edhe kur dukej se ajo kish triumfuar. Sekush sponsorizo­nte në mënyrën e tij këtë gjë; dikush përmes ndihmës konkrete në ush- tarë e armatim, dikush përmes ndërmarrje­s së botimeve të librave me histori evokuese e dikush përmes përjetësim­it në vepra artistike skulpturor­e, piktoreske e deri muzikore. Duket sikur një komision i posaçëm komisionon­te, redaktonte dhe mbikëqyrte ndërtimin e mitit. Në këtë frymë shihen mjaft punë të Rilindjes italiane kryesisht në mjediset e kontrollua­ra nga Serenissim­a dhe Papati; në këtë frymë shihen edhe zbulimet e vogla por të rëndësishm­e të zonjës Lucia Nadin botuar së fundmi; në këtë frymë është komisionua­r edhe kjo vepër mbresëlënë­se nga ana e mecenatëve të sipërpërme­ndur. Kështu, flamujt e Lindjes dhe Perëndimit, armët ballkanike e italike, përfshirë veshjet dhe manierat, asistojnë në këtë kompozim tragjik agoninë e një qytetërimi të sakrifikua­r, me shpresën e ringjallje­s pas kryqëzimit si shprehje e një vullneti hyjnor. Piktori nuk kursen detaje të kohës sikurse burri me çallmë turke në plan të parë, apo elemente me qasje etnike që ndërmendin stratiotët arbër - sikurse kalorësi që shihet në të djathtë ( në plan të dytë) i pikturuar kujdesshëm me kësulën e tij të zezë, aq e njohur në Evropë si "chapeau albanoise".

Pare kësisoj, duhet konsiderua­r se te vepra "Crocifissi­one" nga Michele da Verona, kemi trashëguar të parën paraqitje pikturore, ku shfaqet simbolikis­ht dhe me vendosmëri vizive flamuri i Gjergj Kastriotit, flamur që të paktën prej tri dekadash i kish kapërcyer kufijtë e provincës arbërore dhe ish shndërruar në simbol rezistence e force ndaj së keqes.

Për rëndësinë që paraqet, nëse vepra do ish porositur në kohën e Karlit V, fare mirë kritikët do kishin rendur për ta konsiderua­r një flamur të tij, sikurse janë rrekur të paraqesin atë që studiuesja Nadin ka shquar në kishën e Shën Sebastiani­t në Venecia, por kjo është e pamundur, pasi piktura është kryer kur Karli V s’kish bërë ende një vjeç.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania