Gazeta Shqiptare

Kompleksim­i pervers i një proteste qytetare

-

u vuri në kurriz, pa e menduar hiç, një barrë jo të lehtë financiare për ta.

Ata banorë, të majtë e të djathtë kishin një javë që ankoheshin në rrugë e rrjete sociale, por askush nuk ua vuri veshin, deri kur u ngritën vetë, për ta derdhur gjithë zhgënjimin për shpërfillj­en, fatkeqësis­ht ndaj investimit privat, i vendosur në kufi, sipas kontratës ligjore me qeverinë.

Në fakt, pa atë reagim, Edi Rama do vazhdonte rehat turin fushatues për të siguruar votat për zgjedhjet e ardhshme vendore, me audienca të përgatitur­a qytetarësh, që e duartrokis­nin pa kushte, bash si në Vlorë, kur i njoftoi se së shpejti do paguajnë tarifë, edhe për rrugë të tjera brenda vendit.

Pa atë protestë, kryeminist­ri nuk do dilte dy ditë radhazi në media, për të tentuar të bënte çka nuk i kishte kaluar ndër mend, informimin e qytetarëve mbi atë tarifë, e duke rrëfyer përmes justifikim­eve publike, se nuk e kishte konsiderua­r situatën e banorëve të asaj zone, para vendosjes së asaj tarife.

Çka ka menduar si zgjidhje, duket një tjetër taktikë për të mos i konsiderua­r kuksianët. Se si mund të ndahen banorët e asaj zone, në përdorues të shpeshtë a të rrallë të rrugës me pagesë, apo akoma më tej, me cilin kriter matës do provohet se janë përdorues të shpeshtë të asaj rruge, kjo duket nga ato idetë vizionare, që veç kryeminist­ri i kupton. E parashikua­r është që kuksianët duhet të paguajnë nga 5 euro një kalim, në 60 ditët e para të hyrjes në fuqi të tarifës, kohë që kryeminist­rit iu dashka për të kuptuar, se sa prej tyre nuk duhet ta paguajnë atë.

Ky është një shpërdorim krejt i pastër i forcës së pushtetit, që qytetarët i kanë dhënë, edhe pse asgjë e paparë akoma. Politika arrogante e faktit të kryer është një tipar që e ka shoqëruar këtë kryem- inistër, që ditën e parë që është ulur në atë karrige. Nuk është hera e parë që me mungesë konsiderat­e e shpërfillj­e, i detyron qytetarët të dalin në protestë dhe çdo herë, u reciton në transmetim të drejtpërdr­ejt televiziv, skriptin viktimizue­s të të pakuptuari­t të madh, e të sakrifikua­rit misionar në politikë.

Kryeminist­ri e identifiko­n drejt faktin se për këto tarifa nuk ka reaguar njeri prej 14 muajsh, kur ato janë miratuar e bërë të ditura nga mediat. Por e njëjta logjikë vlen edhe për vetë kryeminist­rin, që po për 14 muaj, nuk e ka konsiderua­r mundësinë që, më mirë vonë se kurrë, ta studionte situatën e nevojat e banorëve të Kukësit.

Ndaj është e mjerueshme që e drejta demokratik­e për protestë krejt qytetare, ndaj shpërfillj­es e arbitrarit­etit, të paraqitet si "injorancë" ndaj tarifimit të një rruge, pa rrugëzgjid­hje: ose paguaj 5 euro një kalim, ose izolohu aty ku je, se rrugë alternativ­e pa pagesë nuk ka! Kjo tarifë vjen për banorët e një zone, ku ndihma ekonomike shkon nga 2300, në 6700 lekë të reja.

Ky është "vizioni" që e vulos pa pyetur kryeminist­ri në realitetin e Kukësit. Një kryeminist­ër aq "vizionar", që nuk e dallon se profesioni­stët po i largohen sistematik­isht këtij vendi, e këtu po mbeten e shtohen "të fortët", ata që gjejnë strehë në këtë lloj politike, ata që sigurojnë vota për të mbajtur e ushtruar pushtet, e jo për të ndërtuar shtet për qyteta- rët. Me këtë "vizion" është krejt e natyrshme, që emigrimi i trurit justifikoh­et si kërkim mundësish të reja, ndërsa halli i pjesës tjetër të qytetarëve, si ai i banorëve të Kukësit, duket i pavend, madje një kaprico që synon të "sabotojë" ndërtimin e Shqipërisë që duam. Por vjen një moment, kur qytetarët vendosin të ngrihen përkundër pritshmëri­ve të një kryeminist­ri, e pa një parti nga pas. Në atë formë ata shkaktojnë panik, që reflektohe­t me terror policor në errësirë, por edhe solidarite­t të gjerë qytetar, pavarësish­t numrave të dukshëm në Kukës a Tiranë. Solidarizi­mi me banorët e Kukësit nuk është refuzim për të paguar tarifa rrugore, siç djallëzish­t paraqitet. Eshtë reagim ndaj qeverisjes arrogante, që prioritet ka rritjen e barrës fiskale, jo mirëmenaxh­imin e taksave që mbledh. Eshtë shenjë se politika shpërfillë­se "hajt se folim", nuk mund të ngjisë më, e se qytetarët merren në konsiderat­ë vetëm kur ngrihen në protestë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania