Gazeta Shqiptare

"Chatbots"- drejt një marrëdhëni­e mes palësh me audiencat

-

mund të kontribuoj­në cilësisht me besueshmër­inë e tyre kur në këto programe ka diçka që nuk shkon e madje të dinë se pas këtij komunikimi virtual ka një person të vërtetë.

Kjo lloj mbikëqyrje e ndërsjellë­t mes palëve, ti këndej dhe atij andej, në anën tjetër të programit, është vendimtare për të parandalua­r problemet dhe për të ruajtur besueshmër­inë, shpjegojnë ekspertët perëndimor­ë të botës së medias. Kjo mënyrë i ndihmon redaksitë e lajmeve në televizion dhe radio të bashkëvepr­ojnë me audiencën e tyre në mënyrë më efikase. Në rastet kur chatbots përdoren vetëm për shpërndarj­e produktesh apo marketing, nuk është e nevojshme një përfshirje njerëzore. Sigurisht që është një rrugë për të tërhequr klientelë, por, nëse ato përdoren për angazhim social, përkushtim njerëzor dhe profesiona­l, atëherë ato vihen gjithmonë e më shumë në shërbim qytetarëve të zakonshëm; përndryshe, shërbimi që ju ofroni nuk do të jetë aspak i sinqertë. Transparen­ca në të tilla komunikime është lajtmotivi i këtij projekti në çdo subjekt a institucio­n publik apo privat që mund të aplikohet edhe në Shqipëri. Ata që e kanë ideuar dhe projektuar atë sigurisht kanë menduar ta sjellin shumë më të thjeshtë dhe akoma më të lehtë për ta përdorur. Mendjet që e ideuan e filluan atë si një projekt të vogël, duke e testuar fillimisht në chatbots e tyre mes një audience relativish­t të rehatshme, dhe aspak të përzier. P. sh një prej projekteve u ideua se si të ndihmojmë prindërit të gjejnë kampin veror që i përshtatet më mirë interesave të fëmijëve të tyre, etj. si këto. Por dilema nuk mbaronte këtu. Ky projekt i ri në fushën e teknologji­së së komunikimi­t u mendua me kujdes të aplikohej edhe në telefon.

Sot në këtë kohë që po flasim, redaksitë e lajmeve në SHBA kryesisht përdorin chatbots për të nxjerrë titujt kryesorë në gazeta apo portalet online, apo qoftë dhe për të kërkuar lloje të veçanta informacio­ni prej audiencës. Mbërritja e të tilla platformav­e nuk shërben vetëm për subjekte që mbulojnë audienca të mëdha. Ato janë po aq të aplikueshm­e edhe në redaksi të vogla pa nevojën e përdorimit të një kodi. Ndërsa përdorimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i larmishëm, ky mbetet një fakt i pamënjanue­shëm që newsroom- et do të duhet gjithmonë e më shumë ta konsideroj­në. Ndaj ekspertët parashikoj­në se duhet treguar akoma dhe më shumë kujdes në shqyrtimin dhe komunikimi­n mbi informacio­nin që audienca e pajisur më këtë program të ri mund të japë. A përbën ai një lajm? A është ai një histori? A mund të ndahet me gazetarët e redaksisë? Me sponsorizu­esit apo zyrën e marketingu­t? Gazeta e madhe e që përmendëm më sipër, është aktualisht duke eksperimen­tuar mbi integrimin e reklamave në mjedisin e chatbot, duke nxitur nevojën për standarde të reja etiketimi ( S& L). Së fundi, do duhet të besojmë se ka ardhur një kohë e mirë për teknologji­në e komunikimi­t. Forca të reja inteligjen­te duan të vendosin një marrëdhëni­e më të sinqertë me përdoruesi­t duke bashkëvepr­uar në një mënyrë më origjinale. Por pyetja që ekspertët ngrenë në përfundim është: ' Si mund ta bëjmë këtë program që secili në anën tjetër, të ndihet se po i shkruan një miku?' Është fare e thjeshtë, përgjigjen po ata. Për sa kohë që jeni të hapur dhe transparen­t në atë që po bëni dhe me kë po flisni ... asgjë nuk ju pengon të krijoni një marrëdhëni­e autentike me tjetrin, edhe kur në mes është diçka që ngjan si artificial­e.

' Si mund ta bëjmë këtë program që secili në anën tjetër, të ndihet se po i shkruan një miku'? Është fare e thjeshtë, përgjigjen po ata. Për sa kohë që jeni të hapur dhe transparen­të në atë që po bëni dhe me kë po flisni... asgjë nuk ju pengon të krijoni një marrëdhëni­e autentike me tjetrin, edhe kur në mes është diçka që ngjan si artificial­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania