Gazeta Shqiptare

Xhaka e Vajushi shënojnë eurogola

Taulanti "fshin merimangat" nga porta e Jang Bojsave nga rreth 30 metra largësi Por Basha gjithsesi e mposht Armandon

-

takime, ajo që ka tërhequr vëmendjen për sportdashë­sit shqiptarë, ishte takimi mes Avelinos dhe Barit, që ka përfunduar me rezultatin 1- 2. Për Avelinon e ka nisur nga minuta e parë Armando Vajushi, ndërkohë nga ana tjetër është aktivizuar edhe Migjen Basha, që ka rolin e kapitenit të skuadrës. Pas një periudhe negative në karrierën e tij, Armando Vajushi ka arritur të realizojë me fanellën e Avelinos, duke gjetur golin pas shumë kohësh, madje një gol të shkëlqyer, në ndeshjen e parë si titullar me këtë fanellë. Por mesfushori shkodran nuk i ka mjaftuar Avelinos, pasi në pjesën e dytë Bari ka përmbysur gjithçka, duke

fituar në shifrat 1- 2. Tashmë Bari ndodhet në vendin e 4të me 53 pikë, vetëm 5 pikë larg vendit të dytë që të dërgon automatiki­sht në Serinë A. Megjithatë, edhe nëse kjo nuk do të ishte e mundur, Bari do të ketë shansin për të tentuar elitën e futbollit italian nëpërmjet ndeshjeve të Play- Offit.

Empoli ka mundur me rezultatin 3- 0 skuadrën e Foxhias në Serinë B, duke bërë një tjetër hap para drejt ngjitjes në elitën e futbollit italian. Skuadra e Frederik Veselit po dominon këtë vit kampionati­n duke bërë thuajse një formalitet ngjitjen kur mbeten edhe 8 javë deri në mbylljen e fazës së rregullt. Suksesi i djeshëm me shifrat 3- 0 ishte prova e radhës se përbërja e këtij grupi me të drejtë mund të pretendojë të luajë me rregullsi edhe në Serinë A, pas vetëm një viti rënie. Por ndërsa skuadra fiton, shqetësues­e mbetet situata e Frederik Veselit, i cili ka pësuar një dëmtim dhe mungon prej 5 ndeshjesh në radhët e skuadrës ku kishte luajtur rregullish­t si qendërmbro­jtës në 25 takime në këtë sezon. Klubi nuk ka bërë të ditur se kur do të kthehet futbollist­i i përfaqësue­ses shqiptare në fushën e lojës, por duke parë formën që po kalon ekipi, edhe nëse kthehet do ta ketë shumë të vështirë që të sigurojë vend në fushën e lojës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania